Histori Personale

Është marrëzi... Rrëfimi i infermierit italian që fotografoi këtë moment prekës

Është marrëzi... Rrëfimi i infermierit italian që

“Është ora 19:00, turni ka përfunduar: 12 orë pa pushim”. Nuk duhet ta ngatërrojmë: 7 e mëngjesit, 7 e mbrëmjes. Hyn me dritë, del me natë. “Para se të largohesh, hyn i gjithi në ujë dhe lahesh nga koka te këmbët: ke ndjesinë për të hequr qafe virusin, për të dalë i pastër”. Më pas hyn në makinë dhe dita të del para syve. Do thjesht të jesh i heshtur, as nuk e ndez radion.

Paolo Miranda është infermier prej 9 vitesh. Reanimacion, terapi intensive në Cremona. “Jemi mundësia e fundit. Tek ne shtretërit janë të pakët, pacientët vijnë në kushte të dëshpëruara. Dhe është marrëzi t’u thuash të rinjve se ata janë të përjashtuar nga kjo pandemi: nuk është e vërtetë edhe ata janë të prekur'.

Paolo është i pasionuar pas fotove, por tani nuk ka më kohë për hobin. Me aparatin e tij fotografik ka dokumentuar ngjarjet e këtyre ditëve. Në një prej tyre, një kolegia e tij është e ulur në tokë e rraskapitur. Duke qarë.

“Një moment dëshpërimi dhe infermierja që shkon ta takojë, përkulet, i thotë asaj se ‘gjithçka do të shkojë mirë. Ne jemi njerëz, jo heronj’”. Shtretërit e reanimacionit janë plot.

"Që nga fillimi i emergjencës ende nuk kam parë një person të zgjuar, këtu janë të gjithë të intubuar. Dhe të vetëm. Asnjë i afërm nuk shkon e vjen me çantat me rroba. Reparti është i mbyllur: të gjithë janë jashtë. Në fund të ditës, njëri prej nesh kujdeset për t’i telefonuar: ka prindër dhe fëmijë që presin një thirrje nga ne. Nuk janë të gjitha telefonata të bukura. Ka nga ata që vdesin atje, me rrobat që hynë".

Nuk është gjithmonë kështu. “Dy ditë më parë, një kolegia ime bëri tamponin. I thanë që ishte negative dhe filloi të kërcente në repart nga gëzimi”.

Pas 12 orësh pune pa pushim, ju shkoni në shtëpi. "Unë jetoj me gruan time Corinne, ajo është gjithashtu një infermiere. Gjejeni se për çfarë flasim në darkë... ajo nuk pushon kurrë, madje as në shtëpi: mendoni dhe rimendoni atë që keni bërë ose të një ditë më pas, kur gjithçka do të përfundojë”.

Si është nata? “Zgjohemi papritmas, bëhet pak gjumë. Ndonjëherë kthehem nga ana tjetër dhe e gjej gruan time me sytë e hapur”. Derisa të bie alarmi në 5.30 themi ‘mirëmëngjesi’. / Shkruar nga Enrico Galletti/ Corriere.it