Histori Personale

Kafshon çdo ditë një copëz nga dreka që i jep burrit me vete, gruaja tregon përse ndjek të njëjtin ritual prej 40 vitesh

Kafshon çdo ditë një copëz nga dreka që i jep burrit

Për të paktën 40 vitet e fundit, Tracy Howell kafshon pak nga dreka që i jep burrit me vete për në punë. Përse e bën?

Është një ritual që nuk lidhet me nepsin. Është krejt romantik. Tracy tregon se e bën këtë në shenjë simbolike, sikur të ishin duke drekuar bashkë.

“Clifford dhe unë kemi gati 41 vite të martuar dhe unë ia bëj gati çdo ditë drekën me vete për në punë. Ndonjëherë gjej rastin të shkoj tek puna e tij e të drekojmë bashkë, por kur nuk jam me të e kam gjetur zgjidhjen”, thotë Tracy që shton se pasi një ditë burri i tha se nuk i shtyhej dreka vetëm, gjeti zgjidhjen për të qenë gjithmonë me të.

Gjestet e vogla, ato e mbajnë martesën gjallë.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al