Histori Personale

Kanceri më mori gjoksin, flokët dhe diçka më të rëndësishme se kaq

Kanceri më mori gjoksin, flokët dhe diçka më të

Jam, Jo dhe jam 28 vjeçe. Jam nënë beqare dhe sapo kam mbaruar 13 muaj kimioterapi. Tani kam vetëm një gji, nuk kam flokë dhe as besimin se dikush do më dojë sërish.

Më në fund vendosa të hapja një profil në Tinder, si mënyrën e vetme për të njohur dikë sërish. Gjërat kanë ndryshuar shumë. Pesë vjet më parë kisha një punë të shkëlqyer, isha martuar me të dashurin tim prej 6 vitesh, kishim një vajzë një vjeç e gjysmë dhe sapo kishim blerë shtëpinë tonë të parë.

Por gjithçka ndryshoi në 3 nëntor të 2015-ës, kur u diagnostikova me kancer të gradës së tretë. Burri u shndërrua në kujdestarin tim, marrëdhënia ndryshoi dhe ai më fajësoi mua për këtë situatë.

Kanceri më mori gjoksin, flokët dhe diçka më të

Ai kishte të drejtë. Kanceri e kishte ndryshuar totalisht marrëdhënien tonë, nuk ishte fare romantike të më shikonte tek me binin flokët apo të më lante si të isha fëmijë. Mirëpo nuk ishte faji im, ishte faji i kancerit. Ai na i kishte bërë të gjitha.

Pasi gjithçka mbaroi me bashkëshortin, hyra në Tinder dhe vendosa të zgjidhja një foto kombinim. Jo pa flokë, por një përzierje të së tashmes dhe të shkuarës. Megjithatë djemte e rinj trembeshin nga ngjyra ime e verdhë, kurse ata të moshuarit ishin më keq. Ata kishin në kokë një imazh të qartë të gruas që donin, një tip Pamela Anderson.

Për gati një vit dola me qindra burra, shkova në vetëm dy takime që nuk përfunduan askund.

Kuptova që qëllimi i vetëm i imi duhej të ishte mbijetesa dhe kujdesi për vajzën. Fshiva gjithë aplikacionet e njohjeve online dhe një ditë më erdhi një ftesë në Facebook nga dikush që ofronte shërbime kopshtarie. Ai ishte Lewis që më pas u bë miku im më i mirë, që më mësoi të dua trupin tim siç është, më tregoi sa nënë e mrekullueshme jam, sa grua tërheqëse dhe më ktheu besimin  tek vetja, atë që kanceri ma kishte marrë peng prej vitesh.

*Burimi Metro