Stil jete

Këshillat e gjyshes që nuk kanë dalë nga moda as sot

Këshillat e gjyshes që nuk kanë dalë nga moda as sot

Ato janë këshilla prej gjysheje, janë pak, por janë mjaftueshëm për të pasur një familje të lumtur.

Alba Munoz është një nga ato gjyshet aktive dhe energjike. Jeton në Queens, në New York dhe i ka shpërndarë këshillat e saj në internet, meqë e di se aty e gjen gjithë moshën e re, ata që duhet t`i kenë parasysh porositë e saj.

Alba ka 5 fëmijë dhe 11 nipër e mbesa, krenare për ta e krenarë për të.

Kurrë mos debato në tryezë!

Këshillat e gjyshes që nuk kanë dalë nga moda as sot

Dita ka njëmijë e një probleme, por mbledhja e gjithë familjes në tryezën e drekës apo të darkës është e shenjtë dhe asgjë nuk duhet ta prishë magjinë e saj. Sidomos kur e kupton që familjarët po mërzitën, zëri po fillon të ngrihet. Më mirë hesht. Ka kohë për t`i sqaruar të gjitha. Në një moment të dytë.

Shtëpia nuk është një bar me vetëshërbim!

Nuk është normale që të shtrosh tryezën vetëm për vete apo të përgatitësh një pjatë speciale vetëm për vete, sidomos kur në shtëpi ka edhe të tjerë.

Këshillat e gjyshes që nuk kanë dalë nga moda as sot

Fikeni televizorin gjatë ngrënies me familjen!

Dhe nëse gjyshja e aprovon, do i shtonim kësaj këshille edhe telefonin. Nuk është fare bukur të vendoset mbi tryezën e bukës, nuk është as higjienike, lëre pastaj që ndërhyn në marrëdhëniet dhe komunikimin ballë për ballë me familjarët.

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Fabjola Hije