Histori Personale

Kjo zonjë është e mbijetuara më e vjetër në botë nga koronavirusi

Kjo zonjë është e mbijetuara më e vjetër në

Quhet Cornelia Ras dhe u sëmur fiks një ditë pasi festoi 107-vjetorin e lindjes në 17 mars.

Ajo dhe 40 pacientë të tjerë morën shërbimin në një nga klinikat gjermane teksa luftuan me COVID-19.

12 nga grupi që po kurohej e humbën betejën me virusin, kurse Ras e mundi. Të hënën që kaloi rezultoi negative.

“Nuk e prisnim që të mbijetonte”, tha mbesa e saj Maaike de Groot për gazetat gjermane që shtoi se e moshuara doli me këmbët e saj nga spitali dhe se çdo natë ulet në gjunjë për të falënderuar Zotin.

Ras theu rekordin e Bill Lapschies, 104-vjeçarit amerikan që ishte i shëruari më i vjetër në botë, deri javën e kaluar.

*Burimi Metro