Histori Personale

Koronavirusi më mori gjyshen, por ju rrëfej si e munda hidhërimin për të

Koronavirusi më mori gjyshen, por ju rrëfej si e munda hidhërimin

Në ditët e errëta të fundit të 2020-ës, teksa mediat raportuan mbi variantin e ri të koronavirusit dhe familjet u detyruan të ndryshonin planet e Krishtlindjes, si rezultat i kufizimeve të ashpra, gjyshja ime 87-vjeçare vdiq në një spital në South Shields. Isha në shtëpi në Londër, qindra milje larg. Ishte e çuditshme të dëgjoja lajmet dhe të dija që gjyshja ime ishte përfshirë në shifrat e fatalitetit të koronavirusit.

Krishtlindja ishte e mbushur me hidhërim të freskët fare, por meqë gjyshja ime e donte shumë këtë periudhë të vitit, ne si një familje vendosëm ta festonim. Pavarësisht nga mosha e saj, vdekja na erdhi si një tronditje. Ajo u infektua me Covid-19 kur ishte e shtruar në spital. U duk sikur u bë mirë disa ditë, por pastaj nuk ia hodhi dot. Nuk ka siguri me këtë virus. Një ditë pas vdekjes së gjyshes, kur trishtimi ishte i madh, unë u qetësova shumë nga një projekt që kisha filluar që në pranverë. Gjatë izolimit të parë, kur më zuri paniku se mos vdisnin të gjithë ata që doja, veçanërisht për gjyshërit e mi, fillova të regjistroj aventurat e gjyshes time, gjatë një sërë telefonatash. E pyeta se si ishte të rriteshe gjatë luftës së dytë botërore, si u njoh me gjyshin tim dhe cili ishte sekreti i martesës së tyre 62-vjeçare. Suksesi i marrëdhënies së tyre të përkushtuar, ata gjithmonë e thoshin se ishte nga kombinimi i miqësisë dhe shurdhimi i ndërsjellë.

Kishte kaq shumë histori që përmbante në vetvete Evelyn Frier, gjyshja ime. Gjyshja ime mbijetoi shtëpinë e saj të bombarduar në luftë - një shpërthim i cili i vrau babanë e saj.

Zbulova se si 29 vjet më parë - edhe pse ajo i tha mamasë time se nuk i pëlqente shumë emri im, më donte fort.

Hidhërimi shpesh njolloset me keqardhjen. Do të doja ta kisha regjistruar më shumë zërin e gjyshes; Do të doja të isha fizikisht me familjen time për t'i mbështetur ata në këtë dhimbje. Por unë nuk mund të ndryshoj të kaluarën ose kufizimet aktuale të bllokimit.

Kështu që unë do të vazhdoj të mbaj historitë  e saj. Kam në plan t`i bashkoj gjithë shënimet e historive të saj dhe t`i ndaj me gjithë familjen time. Do t'i çmojmë historitë e saj përgjithmonë.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al