Histori Personale

Kur vajza 9 vjeçe më tha: Je nënë e tmerrshme, të urrej

Kur vajza 9 vjeçe më tha: Je nënë e tmerrshme, të

“Je nënë e tmerrshme. Të urrej. Gjithmonë kam dashur të kem një nënë tjetër, vetëm ty jo”, këtë shënim e gjeta në tryezën pranë shtratit tim. Ishte mëngjes e diele dhe isha e përgjumur. Nënqesha dhe e mora letrën në dorë. E dija, vinte si pasojë e zënkës së djeshme. Ajo kishte veshur një palë xhinse dhe unë e ktheva nga rruga, me urdhërat e mia prej shefeje e detyrova të vishte pantallonat që doja unë. Po ajo është 9 vjeçe tani dhe vishet vetë.

Kur vajza 9 vjeçe më tha: Je nënë e tmerrshme, të

Shkova në sallon dhe e pyeta: Ti e shkruajte këtë?

Në fillim refuzoi të përgjigjej pastaj e turpëruar më tha: Po.

“Ishte për pantallonat, shiko më fal, unë s`duhet të ndërhyja, ti e di vetë ç`të veshësh”, i thashë dhe ajo më tha: “Faleminderit, nuk e mendoja vërtet atë. Më vjen keq”.

Mirëpo unë ia ktheva se ishte në rregull dhe shumë mirë që i kishte shprehur ndjenjat e saj.

Papritur u ndjeva e trishtuar që vajza ime kishte arritur të ndjente diçka të tillë për mua, ashtu si unë dikur për nënën time. Vajza kishte zënë vendin tim dhe unë atë të nënës që dikur bënte rolin e shefes me mua. U ndjeva gjithashtu shumë krenare që vajza ime e kishte shprehur atë që ndjente pa u stepur, pa u mbyllur në vetvete, pa u nënshtruar dhe që më kishte ngjarë kaq shumë mua.

Jam e sigurt që burri im nuk do marrë kurrë një pusullë të tillë. Ne nënat investohemi me gjithçka që kemi, ndaj edhe jemi më lehtësisht të urryeshme, me gabimin e parë. Kurse baballarët e distancojnë veten.

Gjithçka që kam nevojë tani është të lexoj një libër, të pi një birrë, të qetësohem dhe pastaj të shikoj se si ta rregulloj atë që vajza mendon për mua për të mos pasur me të në të ardhmen, të njëjtën marrëdhënie të ngrirë që kam unë me nënën time.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Fabjola Hije