Histori Personale

Ky 52 vjeçar e di çfarë është realisht virusi: 95 ditë në spital, mjekët nuk i dhanë shpresa

Ky 52 vjeçar e di çfarë është realisht virusi: 95

Është pacienti që ka qëndruar më shumë në spital në Britani, por fatmirësisht ai e fitoi betejën me koronavirusin. Keith Watson, 52 vjeç ka qëndruar në spital për 95 ditë, kaloi 23 ditë në gjendje kome dhe 41 ditë në kujdes intensiv, por më në fund arriti të mposhtë virusin.  Dy herë mjekët iu thanë familjarëve se ai nuk ka shumë gjasa për të shpëtuar dhe se duhet të përgatiteshin për vdekjen e tij.

Por tani ai është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë, pranë gruas së tij Sarah, 52 vjeçe dhe tre fëmijëve që kaluan 95 ditë në ankth për babain.

Ky 52 vjeçar e di çfarë është realisht virusi: 95

U prit me duartrokitje nga fqinjët që e përgëzuan për forcën dhe që nuk u dorëzua dhe për mediat ai tregoi:

Unë nuk e besoj akoma që jam gjallë, kjo është pjesa më e vështirë për ta kuptuar. Mendoj për nejrëzit që nuk ja dolën dot. Jam i mërzitur që vuajtën bashkë me mua. Pas 95 ditësh jam rikthyer në jetë, ishte hera e parë pas kaq kohësh që munda të puth gruan dhe të përqafojë fëmijët. Ahhh kjo ndjesi është fantastike.

Ai u sëmur rëndë për shkak se vuan se astma: Nuk kisha kollë apo ethe, por nuk merrja dot frymë. Nuk kisha oksigjen. Mbaj mend që rashë pa ndjenja, gjëja e fundit që pashë ishin mjekë të veshur habitshëm. Më shumë se një muaj kalova në ventilator, 23 ditë nuk i mbaj mend fare, kam qenë në koma. Kur u zgjova javë më vonë nuk po kuptoja çmë kishte ndodhur.

Ky 52 vjeçar e di çfarë është realisht virusi: 95

Fatkeqësisht atij i duhet më shumë kohë për të marrë veten, pasi virusi e ka dëmtuar aq shumë sa aktualisht nuk ka masë muskulore në trup.

‘Mjekët më dhanë jetë, por dhe unë nuk u dorëzova. Mendoj se mjekët duhet të paguhen shumë më shumë, janë heronj. Duhet të ishim izoluar më herët për të mos rrezikuar kaq shumë'.