Histori Personale

Letër e hapur: Jam fiksuar keq me një vajzë në Instagram

Letër e hapur: Jam fiksuar keq me një vajzë në Instagram

Kam qenë kundër postimit të fotove në mediat sociale, kryesisht në Instagram. Me siguri e parandjeva se do më ndodhte kjo që po më ndodh sot. Që kur pashë profilin tënd, jam fiksuar aq shumë sa nuk mbaj mend të më ketë ndodhur ndonjëherë. Ndihem sikur të njoh, imazhi yt është ngulitur në mendjen time. Sytë, buzët flokët, gjithçka. Jam fiksuar aq shumë sa arrij të të zhvesh edhe me mendje. Imagjinoj format e tua elegante, madje imagjinoj edhe si mund të tingëllojë zëri yt. Kur ulem të fle, mendoj sikur ti vjen dhe më puth në buzë. Sa do doja të ishte realitet. Shumë do mendojnë se jam i çmendur por jo. Jam një djalë i rregullt, kam një punë të mirë, kam pasur disa të dashura por me asnjërën nuk jam fiksuar aq shumë. Nuk e di se si je në realitet, si flet, si vështron por për mua nuk ka rëndësi. Më pëlqen shumë ajo që shoh nëpër foto. Jam fiksuar dhe nuk po e largoj dot.

Dukesh e ëmbël e qetë, e bukur dhe kjo më shton akthin dhe pulsin e zemrës. Po përjetoj të njëjtën gjë që përjetova kur dashurova për herë të parë...Por si është e mundur? Të kam shkruar disa herë, herë të tjera hezitoj se nuk dua të mendosh se jam i çmendur dhe nuk dua të humb mundësinë, por ti nuk më kthen përgjigje. Unë e urrej që jeton brenda meje tani. E urrej që imazhi yt është ngulitur thellë tek unë. Dhe pjesa më e keqe është ti as nuk më njeh as nuk e ke idenë. Asnjëherë nuk jemi takuar apo kemi folur. Unë ndoshta nuk ekzistoj për ty. Ti nuk e di se më ke marrë diçka timen, por as vetë nuk e di çfarë. Akoma nuk po e zbuloj pse jam kaq i fiksuar, uroj që ajo të më kthejë, të takohemi e të zbuloj misterin.

*Histori personale përshtatur nga The Guardian