Histori Personale

Letër nënës sime që u zhduk para 10 vitesh: Duhet të kem bërë diçka të tmerrshme

Letër nënës sime që u zhduk para 10 vitesh: Duhet të

Duhet të kem bërë diçka të tmerrshme. Ndryshe pse do të ikje nga shtëpia pa më thënë se ku apo që shkëpute marrëdhënien me mua? Çfarë bëra? Mos ke vdekur?

Mendoj se kjo ka ndodhur për shkak të kontaktit tim të vazhdueshëm me babanë tim, ish-bashkëshortin tënd. Ti u divorceve kur isha te të 20-tat.

Fillimisht ikje nga shtëpia për arsye të vogla, si preteksti për të takuar prindërit që ndodheshin në një shtet tjetër. Pa e ditur babai, po vendoseshe në një shtëpi të re atje. Pastaj ishin disa çështje të tilla për divorcin që askush nuk duhet ta dinte.

Disa vite më vonë erdhe në dasmën time. U bëra me djalë dhe na urove, por papritmas kisha këtë ndjesinë se gjithçka që kisha bëra ishte zhgënjyese për ty. Fakti që komunikoja me babanë ishte një problem për ty.

Më pas mora një telefonatë nga vëllai im, që duhet t’i mbyllja kontaktet me babanë menjëherë, por pa më thënë arsye. Ajo ndjesia e sekreteve që pushtonte familjen time. Çfarë bëri babai që ishte kaq e tmerrshme?

Ajo që di unë është se u zhduk njëherë për 1 vit, nuk e di pse. Një ditë dy burra erdhën në shtëpinë tonë dhe të dhanë një lajm. Më pas babai u kthye dhe çdo gjë u rregullua.

Unë jam i vetmi person nga familja që flas me të dhe nëse s’do ta bëja kjo do të ishte e dhimbshme. Ti dhe unë mami folëm për herë të fundit në telefon 10 vite më parë. Herën e fundit që të pashë djali im ishte foshnjë. Gjithçka që më ka ngelur prej teje është një adresë emaili, por s’më përgjigjet askush.

Je ende nëna ime dhe ende të dua. Por ti zgjodhe ta largoje veten nga jeta ime./ Burimi Guardian