Histori Personale

Letra e një burri të shqetësuar për vajzën e gruas së tij

Letra e një burri të shqetësuar për vajzën e gruas

Jam prej 10 vitesh i lidhur me të dhe ajo ka një vajzë adoleshente. Partnerja ime është ndarë nga burri për shkak të dhunës fizike që ai ushtronte e më pas justifikohej siç zakonisht ndodh.

Kur u lidha me të kishte dy vjet e divorcuar. Vajza e saj nuk di asgjë në lidhje me dhunën që babai i saj ka ushtruar ndaj nënës. Ne nuk kemi folur asnjëherë në lidhje me këtë temë përpara saj.

Problemi është që ka filluar ta kthejë vajzën kundër nesh. E manipulon me para, dhurata të shtrenjta dhe i flet keq për ne. E kam dëgjuar me veshët e mi.

Vajza ka filluar t`i thotë nënës së saj se preferon më shumë babain, do të qëndrojë më shumë me të dhe se e ëma është e padurueshme dhe paedukatë.

Partnerja ime i është rikthyer ditëve nën makth. Si atëherë kur jetonte me ish-burrin, vetëm se tani ai e sulmon përmes vajzës.

Më keq nga të gjithë ndihem unë. Më duket vetja i tepërt. Dua t`ia them disa fjalë, por nuk mundem. Ajo thotë që do babain më shumë, por vazhdon të qëndrojë tek ne. Kam përshtypjen se ka frikë nga ai.

Nuk di ç`të bëj. Jam në dilemë nëse duhet të kërkoj ndihmë psikologjike për to.

*Burimi The Guardian