Histori Personale

Letra e një gruaje të panjohur: Ju tregoj për herë të parë historinë time me Robin Williams

Letra e një gruaje të panjohur: Ju tregoj për herë të

Ishte 11 gushti i 2014-ës kur mesazhi i një mikes sime më copëtoi zemrën. “Robin Williams ka vdekur”, më shkruante.

Përpara se të them sa i mirë ishte si aktor, një ndër më të mirët e Hollivudit, më lejoni t`ju rrëfej një histori të shkurtër. Nuk ia kam treguar askujt, askujt.

Tani mendoj se është momenti.                                      

Pasi burri im i parë vdiq duke kryer vetëvrasje unë ndërmora një sërë udhëtimesh për të shpërndarë hirin e tij në disa vende, sipas amanetit të tij. Por nuk ishte e lehtë të bridhje nëpër aeroporte me kutinë e hirit në dorë. Në një moment u përballa me policë që më thoshin se duhet ta kisha shpërndarë e të mos bridhja me të. Nisa të qaja me dënesë.

U ula në një lokal në aeroport, në Los Angeles dhe teksa qaja ndjeva një dorë në shpatull.

“Zonjë jeni mirë? E pashë çfarë ndodhi dhe doja të pyesja a jeni mirë”, më tha, dhe kur ktheva kokën pashë që ishte Robin Williams. Kishte ndaluar enkas të interesohej a isha unë mirë.

“Varësia është e keqja e të gjithave dhe depresioni e sëmundjet mendore janë vrasës. Merr mbështetjen e miqve dhe të afërmve për këtë që të ka ndodhur”, më tha dhe më shoqëroi deri në “gates”.

Gjatë rrugës së shkurtër për atje më bëri për të qeshur dhe më tha që kisha një të qeshur të mrekullueshme.

Kur u ndamë më përqafoi. Kjo më mbajti, më dha forcë. Ishte një moment që e mendoj gjatë gjithë kohës. Ai moment më shpëtoi. Ishte po aq i dashur sa edhe “funny”.

Vdekja e tij është kaq e tmerrshme, jashtëzakonisht tragjike. E vështirë ta mendosh se si dikush që solli kaq shumë dritë dhe gëzim për të tjerët, ndjeu aq shumë errësirë ??brenda vetes.

*Burimi Huffington Post, shkruar me rastin e 69-vjetorit të lindjes së tij