Histori Personale

Letra e një psikiatri që vuan nga depresioni dhe mesazhi që të vë në mendime

Letra e një psikiatri që vuan nga depresioni dhe mesazhi që

"Është ora 3 e mëngjesit dhe kam një pacient. E kanë gjetur në rrugë, duke fjetur. Kur policët e zgjuan nuk arritën të kuptonin asgjë nga fjalët e tij.

Pas një vizite të shkurtër në spital vendosëm që ai nuk ishte mirë mendërisht dhe tani po qëndron para meje, duke shprehur plot pasion se armiqtë e padukshëm po i urojnë gjithë të këqijat. Tani varet nga unë se ç`duhet të bëjmë në vazhdim me të.

Kështu që pas orësh studimesh hulumtim mbi të kaluarën e tij, duke biseduar me të vendosa ta hospitalizonim. Ai u bë nevrik dhe u bëra shpejt armiku i tij.

Ndonjëherë ne duhet të ndalojmë atë që na duket në rrezik dhe t`i privojmë lirinë, por për të mirën e tij. Ndodh që muaj më vonë pacienti ta kuptojë këtë, por ndodh edhe të mos e kuptojë kurrë. Unë nuk pretendoj që kjo është e lehtë dhe vendimet tona i vërtisim kushedi se sa herë në mendje.

A bëjmë gabime? Sigurisht? A na përndjekin këto gabime? Më shumë se ç`mendoni.

Në këtë pikë, kur njerëzit flasin hapur në internet për eksperiencat e tyre, tregojnë dështimet e trajtimeve të ndryshme, ne psikiatrit kemi mundësinë e artë të shikojmë çfarë kemi bërë gabim. Unë e konsideroj një bekim këtë.

Bota e psikiatrisë është e komplikuar dhe kërkimet e reja shpeshherë na vënë në dyshim njohuritë dhe besimet e përhershme. Na duhet të përshtatemi me ndryshimin e besimeve dhe teknikave.

Lufta më e madhe është se si t`i japim fund vuajtjeve të 1 në 4 njerëzve që luftojnë çdo vit me problemet e shëndetit mendor.

Problemet e mia me depresionin më kanë bërë më të ndjeshëm dhe më empatik ndaj vuajtjeve të pacientëve të mi.

Gjithashtu kuptova se shumë njerëz e konsiderojnë të turpshme vuajtjen nga shëndeti mendor dhe kjo i pengon të kërkojnë ndihmë.

Vetëvrasja është vrasësi më i madh i burrave nën 45 vjeç, në bazë të statistikave. Sidomos ata e kanë të vështirë ta pranojnë një problem psikologjik.

Dua që këta njerëz të dinë se unë nuk i gjykoj. Jam për t`i ndihmuar, unë dhe gjithë specialistët e tjerë.

Kur takoj një pacient për herë të parë sigurohem që të kem lexuar gjithçka për të, gjithçka që kam mundur të zbuloj. Është e rëndësishme për procesin e shërimit.

Hapi i parë është edhe më i vështiri. Duhet ta bëj pacientin të ndihet i qetë. Pastaj ta bëj të flasë, ta dëgjoj dhe në fund të gjej diagnozën. Kjo kërkon kohë dhe nga kjo varet më pas trajtimi.

Ajo që të gjithë duhet të bëjmë bashkë është të shmangim stigmën. Të largojmë përgjithmonë atë justifikimin për çdo krim e vrasje “ai ishte i sëmurë, ndaj e bëri”. Kjo mendësi duhet larguar përgjithmonë, sidomos nga institucionet dhe njerëzit me ndikim. Pas kësaj njerëzit do ndjehen më të lirë për të kërkuar ndihmë dhe më pak të përçmuar".

*Marrë nga Metro