Histori Personale

Lista që nuk bëri askush gjatë karantinës!

Lista që nuk bëri askush gjatë karantinës!

Në kohën e karantinës me siguri të gjithë kemi bërë një listë: lista e gjërave që duhet të bëj gjatë ose pas izolimit, lista e gjërave që duhet të blej, lista e librave për t’u lexuar dhe filmave për t’u parë. Të gjitha këto lista me siguri tani kanë mbetur diku në një bllok që e përdorni për punën ose e keni harruar në raftin e librave… që ishin për t’u lexuar.

Unë bëra një listë në mendje me filmat apo serialet që duhet t’i shikoja, ku disa shok dhe shoqe më kishin sugjeruar një të ndryshëm. Përfundimi: pashë disa prej tyre që i zbulova në kërkim e sipër për ato që mu thanë si ‘must’.

Por ka një listë tjetër, një nga ato lista që nuk mund t’i kopjosh, nuk mund ta diktojnë, nuk merr sugjerime dhe as kritika. Lista e gjërave që më bën të lumtur.

Në një libër për Lumturinë, autorja Fearne Cotton, ka bërë pikërisht një listë të tillë, me gjëra të vogla, që ju duken të zakonshme, apo që nuk i vini re, por që ju bëjnë të lumtur.

Lista që nuk bëri askush gjatë karantinës!

Mund të jenë momente kaq të vogla, por që të ndryshojnë ditën, sa bishti perfekt i penelit para se të dalësh apo kur kombinimi që patët në mendje funksionoi edhe në realitet, për të shkuar tek dashuria për njerëzit, kafshët, arritjet dhe aventurat.

Dhe lista ime është kjo...  jo përfundimtare, me siguri kam harruar diçka. Por e di shumë mirë që kur ta lexoj sërish në fund të ditës sot, nesër apo në një nga ato ditët gri, do të më rikthehet sërish buzëqeshja.

Bëje dhe ti listën tënde (nuk ka kufizime në numër) dhe bëj tag @post.tirana kur ta postosh në Story ose Feed (ose dërgoje në inbox). 

Lista që nuk bëri askush gjatë karantinës!

/ J.Ç, gazetare Tiranapost