Histori Personale

Marrëdhënia ime me motrën s`i ngjan askujt. Ju rrëfej pse i shkëputa lidhjet me të

Marrëdhënia ime me motrën s`i ngjan askujt. Ju rrëfej pse i

Marrëdhënia ime me motrën time arriti kulmin vitin e kaluar. Unë mezi prisja të shihja mamanë time, por ajo erdhi bashkë me Ellien, motrën time të vogël.

Teksa po shijoja bisedën me nënën time, meqë kishim kohë pa u takuar, Ellie shpërtheu ndaj meje se s`doja t`ia dija për të e se i kisha ndikuar në gjithçka që kishte shkuar keq në jetën e saj.

Unë ndërkohë po luftoja pas humbjes së dy miqve të mi të më ngushtë dhe s`doja më drama në jetën time. Boll stres kisha.

U nevrikosa dhe ulërita: Të urrej! Fjalët që ishin të pathëna prej vitesh më në fund po dilnin në sipërfaqe. Për Ellien, ishte vërtetimi që ajo po kërkonte se unë isha po aq e keqe sa mendonte. Ajo vazhdoi të më bërtiste ndërsa mamaja ime përpiqej të ruante qetësinë. Nuk ndalova. E dija që ishte momenti t`i jepja fund marrëdhënies me motrën time që gjthë jetën na kishte sjellë probleme.

Unë u transferova në Londër në fillim të të 20-ave për të ndjekur karrierën si gazetare dhe shpesh i shmangia vizitat tek familja. Sa herë që shkoja, duhet të dëgjoja ankesat e saj se sa motër e keqe isha. U përpoqa të flas edhe me prindërit ca vite më parë, por mamaja u shqetësuar që dy vajzat e saj të vetme nuk gjenin gjuhën e përbashkët. Unë ndërkohë kërkoja që ta çonin për një vizitë të shëndetit mendor. Derisa, jo shumë kohë më vonë, në 2018-ën, një mjek më në fund e diagnostikoi Ellien me Çrregullim të Personalitetit Emocionalisht të paqëndrueshëm (EUPD), i njohur gjithashtu si Çrregullim i Personalitetit Kufitar (BPD) - një gjendje e karakterizuar nga paqëndrueshmëri emocionale, modele të shtrembëruara të të menduarit, sjellje impulsive dhe marrëdhënie të paqëndrueshme me të tjerët. I thosha vazhdimisht vetes se nuk është faji i saj që sillet kështu dhe përpiqesha të kujtoja kohët e bukuta që kishim kaluar në fëmijë bashkë.

Derisa pashë antidepresantët e mi në kroskotin e makinës dhe vendosa çfarë ishte vërtet më e rëndësishme në jetën time. Lehtësova stresin në punë, i dhashë përparësi marrëdhënieve kuptimplota me miqtë e mi dhe, mbi të gjitha, kujdesesha më shumë për veten time.

Me të ngjashmit me Kardashians që tregojnë imazhin e tyre perfekt të pamjes dhe se si duhet të duket motra, unë ndihem sikur kam dështuar. Kur shoh miqtë e mi që ndajnë selfie me motrat e tyre në Instagram, ndiej turp. Mbi të gjitha, kur thonëse duhen mbështetur ata që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor.

Mund të ndiej 100 ndjesi tani që me motrën e kam shkëputur lidhjet dhe me familjen i kam jo si më parë, ama ndihem e qetë dhe kjo ka më shumë rëndësi.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al