Histori Personale

‘Më duket vetja më shumë si kujdestare sesa si bashkëshorte’. Nga ditari i një gruaje të martuar

‘Më duket vetja më shumë si kujdestare sesa si

Kur u takuam për herë të parë ndryshimi i moshës mes nesh nuk dukej problem. Unë isha 35 vjeç, kurse Roberti ishte 49 dhe u dashuruam shumë shpejt. Të dy ishim akademikë - unë jam akoma, por ai doli në pension nëntë vjet më parë. I kanë nisur edhe problemet shëndetësore, që nga zemra e deri tek diabeti.

Gjithsesi para Covid-it ishte e gjitha e menaxhueshme. Ai ishte i zënë gjatë gjithë kohës: duke shkruar një roman ose duke u marrë me kopshtin.

Por izolimi nxori në pah hendekun e moshës sonë.

Po vë re tek ai gjëra që s`i kisha vënë re kurrë më parë. Sa shumë është plakur. Sa është ngadalësuar, sa shumë harron, sa nervoz është bërë këto ditë.

Izolimi ishte dhe është diçka e përkohshme, kurse hendeku i moshës sonë do jetë gjithmonë aty dhe do thellohet.  

Diferenca mes nesh e qartë edhe në gjëra të vogla si në ato që duam të shikojmë në TV. Ai ka filluar të pëlqejë dokumentarët e historisë.

Kam frikë se mos sëmuret me sklerozë si babi i tij. Shenjat i ka, gjithsesi unë jam vigjilente gjatë gjithë kohës.

Ai është shumë inteligjent. Është burri më i zgjuar në botë, kjo më tërhoqi në fillim tek ai.

Por, diferencat mes brezash janë sërish aty. Po bëhen edhe më të qarta.

Edhe telefonin celular e ka bezdi ta përdori, preferonin telefonin fiks. Po kush flet më me numër fiks. Më tregon mua lajme të cilat unë kam dy ditë që i kam lexuar në Twitter.

Unë dëgjoj muzikë moderne, ai është akoma tek klasikja.

Sigurisht që unë e dua atë. Jam dashuruar çerek shekulli më parë me të. Por kohët e fundit kam kuptuar se 14 vjet janë shumë dhe kur ai të jetë 80 vjeç, unë do jem 66 vjeçe.

Kam filloj të ndjej se po jetoj me një plak.

Ai flet për vdekjen dhe thotë gjëra të tilla si: "Sigurisht, ti do të gjesh dikë tjetër..."

Kisha shpresuar se do udhëtonim botën këtë periudhë, por pandemia na i prishi planet.

Dikujt iu ankova për këto që po shkruaj edhe këtu dhe më tha: Po ti a e dije që ishte më i madh kur u martove me të? Iu përgjigjja: Sigurisht që e dija, por ai atëherë ishte akoma shumë i ri, nuk dukej i moshuar.

Unë akoma e dua shumë dhe shqetësohem për shëndetin e tij. Nëse do duhej të mbyllem në shtëpi sërish gjatë dimrit për të mos vënë në rrezik jetën e tij, do ta bëj. Por ndërkohë kam filluar të ndihem më shumë si kujdestarja e tij sesa si bashkëshorte. Kjo po më trishton shumë.

Dikush na dërgoi një pusullë për 20-vjetorin e martesës ku shkruante: U plakshi bashkë! Ai po plaket me mua. Po unë?

*Burimi The Telegraph