Histori Personale

Mos u lidh kurrë me meshkuj që janë në të 30-tat!

Mos u lidh kurrë me meshkuj që janë në të 30-tat!

Një prezantuese australiane beqare thotë se nuk duhet të lidhesh kurrë me meshkuj që janë në të 30-tat dhe flet nga eksperienca e saj.

Jana Hocking nga Sidnej thotë se ajo nuk do ta merrte asnjëherë në konsideratë që të njihte dikë nën 45 vjec, që do të thotë se përjashton të gjithë grupmoshën e saj, pasi ajo është 35 vjeçe.

“Ka një kufi moshe, që duhet të merret për bazë nga çdo grua që dëshiron të bëjë plane me burrin e saj të ardhshëm. Qëndroni larg kujtdo brenda moshës 30-40 vjeç”, shkruan ajo.

Sipas Jana-s, këta meshkuj janë të zënë pavarësisht se mund t’i gjeni në faqet që kërkojnë ‘lidhje’.

Ajo thotë se mund të gjeni dikë në të 30-tat që nuk është në lidhje, por me siguri nuk kërkon angazhime.

Cila është zgjidhja? Mos e humbni shpresën nëse nuk pëlqeni të lidheni me djem që janë në të 20-tat - ekziston një mundësi tjetër.

Ajo rekomandon që të kërkoni dikë në faqet ku ndodhen të divorcuarit, mosha mesatare e të cilëve është 45 në Australi.

“E rekomandoj si dikush që po e bën këtë gjë kohët e fund. Janë me modën e vjetër të takimeve, u pëlqen të telefonojnë për një bisedë, nuk njihen me më shumë se një person njëkohësisht dhe nuk dinë të luajnë ‘lojëra’. Sigurisht mund të vijnë me disa ‘bagazhe’, si pasojat e një divorci dhe disa fëmijë, por e kanë të vërtetuar që nuk janë të frikësuar që të angazhohen”, thotë Jana.

Shtuar faktit, që disa meshkuj bëhen më të mirë me kalimin e viteve, ku kujton George Clooney./ Burimi The Sun