Histori Personale

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10 grave të famshme për betejën me kancerin e gjirit

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Udhëtimet e tyre, nga diagnoza te shërimi apo vazhdimi i betejës, janë të gjitha shumë të ndryshme, por këto yje kanë diçka të përbashkët: Ato kanë folur për përvojat e tyre me shpresën për të edukuar, frymëzuar dhe ndihmuar të tjerët që po përballen me kancerin e gjirit. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe këto histori kujtojnë sesa e rëndësishme është ky veprim, që duhet bërë nga të gjitha gratë çdo vit. Bëni mamografinë!

Shannen Doherty

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha e diagnozës: 44 vjeçe

Ylli i “Beverly Hills” zbuloi në gusht të 2015-s se po luftonte me kancerin e gjirit, , të gradës së katërt. Për Revistën Elle ka treguar se sëmundje nuk po ngadalësohet, pavarësisht nga trajtimi.

 “Gjithmonë isha mësuar të isha e fortë dhe gjatë asaj periudhe kohore, çdo mur që kisha ndërtuar në jetën time u shemb. Jam duke vazhduar të ushqehem mirë, të bëj ushtrime fizike dhe të qëndroj shumë pozitive për jetën time”, ka thënë ajo në një intervistë vite më parë për ‘People’.

Julia Louis-Dreyfus

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha e diagnozës: 56 vjeçe

Një ditë pas çmimeve Emmy 2017, ylli i ‘Veep’ u diagnostikua me kancer të gjirit. “1 në 8 gra kanë kancer gjiri. Sot, jam unë ajo”, shkroi aktorja rreth 10 ditë më vonë.

Ajo përfundoi trajtimin e saj në fillim të vitit 2018 dhe u kthye në punë duke filmuar Veep. Duke folur për PEOPLE në shtator 2018-s, aktorja tha, “Ndihem mirë dhe ndihem mjaft e gatshme dhe e kënaqur të përqendrohem në gjëra argëtuese në krahasim me gjërat që nuk janë aq argëtuese".

Angelina Jolie

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha kur u diagnostikua me rrezik të lartë për kancer: 37 vjeçe

Pasi testet zbuluan se ajo kishte një rrezik të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit, Jolie qetësisht iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë, tha ajo për ‘Neë York Times’ në një artikull të botuar në maj të 2013-s.

"Doja ta shkruaja këtë për t'u thënë grave të tjera që vendimi për të bërë një mastektomi nuk ishte i lehtë. Por është një vendim që jam shumë e lumtur që mora. Mund t'u them fëmijëve të mi se ata nuk kanë pse frikësohen se do të më humbin mua nga kanceri i gjirit".

Në vitin 2015, asaj iu hoqën vezoret si një masë tjetër parandaluese.

Christina Applegate

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha e diagnozës: 36 vjeçe

Pasi pa nënën e saj t’i shpëtonte kancerit dy herë, Applegate u diagnostikua me kancer të gjirit në gusht të 2008-s dhe iu nënshtrua një mastektomi të dyfishtë, edhe pse kanceri u zbulua vetëm në njërin nga gjinjtë e saj.

"Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas, dhe zemërohem shumë. Mendoj se e gjitha është pjesë e shërimit”, tha aktorja.

Jessica St. Clair

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha e diagnozës: 38 vjeçe

Ylli i ‘Playing House’ po i jepte mëngjesin vajzës së saj 2-vjeçare në 2015-n kur e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Ditë më vonë, ajo u diagnostikua me kancer në fazën 2B. "Më kujtohet se mendoja,’Do të bëj gjithçka që duhet të bëj për të qëndruar gjallë për vajzën time dhe për t'u siguruar që kjo ka ndikimin më të vogël në jetën e saj’”, kujton ajo për median.

Pas kimioterapisë intensive dhe një mastektomi të dyfishtë, ajo u shërua dhe e përdori udhëtimin e saj si frymëzim për sezonin e ri të ‘Playing House’. "E dija që do të duhet të tregonim historinë, sepse aktori Lennon Parham dhe unë gjithmonë shkruajmë për ato që po kalojmë në jetën reale. Ka shumë nëna të reja që kalojnë përmes kësaj dhe unë dua që ata të dinë, ‘Hej, edhe unë mund t’ia dal!”.

Rita Wilson

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha e diagnozës: 58 vjeçe

Aktorja (dhe gruaja e Tom Hanks) pa një anomali në gjoksin e saj, por nuk u dallua prani e qelizave kancerogjene, por një mik i saj këmbënguli për në opinion të dytë, me të cilin zbuloi se kishte kancer të gjirit dhe në prill 2015-s, tha se do të kishte kryente mastektomi:

"E ndaj këtë për të edukuar të tjerët se një mendim i dytë është kritik për shëndetin tuaj. Nuk keni asgjë për të humbur nëse të dy mendimet përputhen për mirë, dhe gjithçka për të fituar nëse diçka që nuk u zbulua me të parin, zbulohet me të dytin. Shpresoj se kjo do t'i inkurajojë të tjerët të marrin një mendim të dytë dhe t'i besojnë instinkteve të tyre nëse diçka duket sikur nuk shkon”.

Në vitin 2017, Wilson shkroi një artikull në Harper's BAZAAR që fliste për pasojat e kancerit të gjirit.

"Ne shpesh supozojmë se pasi të keni kryer operacionin dhe trajtimin, jeni mirë. Dhe shpresojmë që të jeni. Por unë zbulova se kishte gjëra të papritura që erdhën së bashku me kalimin e një gjëje aq të frikshme sa të kisha kancer ,për të cilin kam dëgjuar vetëm nga miqtë e mi që e kanë kaluar".

Melissa Etheridge

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha e diagnozës: 43 vjeçe

Kur këngëtarja u ngjit në skenë në Grammy Aëards 2005, ku interpretoi "Piece of My Heart" të Janis Joplin, ajo performoi tullace - një kujtesë për sfidën e kancerit të gjirit që kaloi në tetor të 2004-s. "Po ndihem shkëlqyeshëm. Shëndeti im është më i mirë tani se kurrë më parë. Kanceri më zgjoi”, ka thënë ajo.

Kylie Minogue

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha e diagnozës: 36 vjeçe

Pas një diagnostikimi fillestar të gabuar, ylli australian i pop-it shtyu turneun e saj Shoëgirl për t'iu nënshtruar trajtimit për kancerin e gjirit në 2005-s. "Kur zhvishesh nga gjithçka dhe duhet të rritësh qerpikët, të rritësh flokët, është thjesht e mahnitshme".

Minogue foli më vonë në vitin 2007 për British Glamour: “Është e vështirë të shpreh ato që kam mësuar nga kjo, por padyshim që ka ndodhur një ndryshim i thellë psikologjik dhe emocional."

Cynthia Nixon

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha e diagnozës: 40 vjeçe

Gjashtë vjet para se aktorja e ‘Sex and the City’ dhe ish-kandidatja për guvernatore e Neë York-ut të rruante kokën për të portretizuar një pacient me kancer në prodhimin e ‘Ëit’ të Broadëay në 2012-n, Nixon u diagnostikua me kancer të gjirit pas një mamografie rutinë, të cilën ajo e zbuloi 18 muaj më vonë.

"U ndjeva e frikësuar dhe mendova, ‘Oh, unë nuk dua që kjo të ndodhë’. Isha shumë e vetëdijshme që po ndodhte, kjo ishte mënyra më e mirë që të ndodhte - që ta zbuloja herët, dhe thjesht mund t’ia dilnim’".

Keti Bates

Ndonjëherë qaj. Ndonjëherë bërtas! Rrëfimet e 10

Mosha e diagnozës: 55 vjeçe

Bates u diagnostikua me kancer të vezoreve në 2003-shin, dhe më pas me kancer të gjirit në 2012-n. Ajo vendosi të bënte një mastektomi të dyfishtë për shkak të historisë së saj familjare me kancerin.

"Halla ime kishte vdekur prej tij, nëna ime dhe mbesa e kishin", tha ajo.

*Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë!