Histori Personale

Nëse do fillojmë të gjithë të punojmë nga shtëpia për shkak të koronavirusit?! (E vërteta e një gazetari)

Kjo është historia e një gazetari që punon për median “Bloomberg” në Hong Kong dhe javët e fundit është i detyruar që ta bëjë punën e tij nga shtëpia, për shkak të vendimit të kompanisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Nëse do fillojmë të gjithë të punojmë nga

Të qenit pranë familjes supozohet të jetë një nga përfitimit e punës në shtëpi. Si qindra punonjës të tjerë në Bloomberg, punova nga shtëpia për disa javë. Sa kohë saktësisht është e vështirë të thuhet. Pa një ndarje të qartë mes shtëpisë dhe punës, orët dhe ditët mjegullohen me njëra-tjetrën.

Për futuristët, ndërprerja e punës së biznesit nga koronavirus është një ëndërr e bërë realitet. Në vitin 2014, një studim në Universitetin Stanford sfidoi nocionin se punonjësit që punojnë nga shtëpia mund të kalojnë kohën e tyre duke ngrënë kokoshka në divan dhe duke shikuar Netflix. Përkundrazi, ata zbuluan se puna në shtëpi çoi në një rritje të performancës prej 13%, ndërsa punonjësit që ishin vullnetarë për nëntë muaj raportuan përmirësim në punë. Kompania në atë studim ishte kineze: Ctrip, një agjenci udhëtimesh me seli në Shanghai dhe Nasdaq, me 16,000 punonjës.

Për mua, pengesat teknike kanë qenë të parëndësishme dhe asgjë që ekipi i ndihmës teknike të Bloomberg nuk mund ta zgjidhte shpejt. Kam konstatuar se sfidat kryesore janë fizike dhe psikologjike.

Të përkulesh para një ekrani të vogël laptopi për një ditë pune të plotë 10-orëshe, për ditë të tëra, është diçka krejtësisht ndryshe sesa të bësh herë pas here pak punë nga shtëpia në mbrëmje ose në fundjavë. Pas njëfarë kohe, fillova të ndieja dhimbje në qafë dhe shpinë. Nuk e vlerësoja plotësisht sesa e qetë dhe komode ishte zyra ime deri më tani. Zgjidhja më e mirë do të ishte të blija një monitor dhe një tastierë të pavarur. Deri më tani i rezistova këtij hapi me shpresën se do të na thonin të ktheheshim në zyrë. Investimi në pajisjte të tilla nuk është e lehtë.

Kështu që, në vend të kësaj, bëja pushime të shpeshta dhe i kujtoja vetes që t'i kushtoj vëmendje qëndrimit tim, që të mos përfundoj si një gazetar tjetër i huaj që njoh, i cili më tha se do të përfundonte i paralizuar pjesërisht pasi kaloi dy vjet duke mbuluar një histori në një laptop nga një dhomë hoteli në Shanghai. Në vitin 2006, ndërsa isha vendosur në Shanghai, fillova të marrë mësime në teknikën Alexander pas një episodi të dhimbjes së fortë të shpinës. A do të isha në gjendje më të keqe tani pa atë teknikë? Ka gjasë që po.

Duke punuar në shtëpi, prirem të lëviz më pak seç do të bëja në zyrë, ku kaloja nga aparati i kafesë ose salla e mbledhjeve. Apartamenti im është 74 metra katrorë, por më duhen vetëm disa sekonda për të ecur nga njëri skaj në tjetrin.

Ka pasur ditë kur nuk kam dalë jashtë, duke mos pasur dëshirë të ekspozoj veten ndaj ndonjë rreziku më të madh infeksioni. Kjo më ka lënë të ndihem pak i shkëputur dhe i paqartë me raste.

Kam kuptuar sesa me rëndësi ishin kontaktet e përditshme që ofron zyra. Gazetarët mund të jenë kafshë të çuditshme: shpesh ujqër të vetmuar, detyra e të cilëve është megjithatë të futen në punët e njerëzve të tjerë. Ndoshta ne kemi nevojë për atë kontakt më shumë. Ndërsa ekipi ynë mban një telefonatë me video çdo mëngjes, mendoj se të punosh nga shtëpia nuk është mirë për ndërtimin e ekipit. Nuk ka asnjë zëvendësues të kontaktit ballë për ballë.

Tani, lajmi i mirë: ndërsa po përfundoja këtë shkrim, mësuam se do të kthehemi në zyrën javën tjetër. Dhe nëse do të më falni, duhet të kthehem tek kokoshkat e mia. Dhe të vijoj ‘Casablanca’-n, unë gjithmonë e kam dashur atë film./ Burimi Bloomberg