Histori Personale

Nëse më bie niveli i oksigjenit do shtrohem sërish! 39 vjeçari rrëfen si po lufton me Covid-19 dhe shenjat që përjetoi

Nëse më bie niveli i oksigjenit do shtrohem sërish! 39

Një 39 vjeçar ka rrëfuer përvojën e ti si i inektuar nga koronavirusi. Ai quhet Justin dhe u infektua me datën 4 mars.Fillimisht përjetoi dhimbje koke dhe më pas dhimbje në kraharor. Simptomat e tij u rënduan me kalimin e ditëve deri në momentin kur përjetoi probleme në frymëmarrje. Fatkeqësisht ai vuan nga diabeti i tipit1 dhe rrëfen se ishte në gjendje të rëndë.

Arrita deri në pikën që nuk merrja dot frymë. Kur shkova herën e parë në spital, kur virusi nuk ishte përhapur aq shumë, me dhanë Tamiflu dhe më dërguan në shtëpi. Ata më thanë se nëse do ndihesha më keq të kthehem në spital, dhe kështu bëra.

Sot më dhemb edhe kur marr frymë. Të ecësh në këmbë deri në banjë është sikur të jesh duke marë pjesë në një maratonë. Mos mendoni se dhimbjet në kraharor që duken si sulm ne zemër janë nga gripi. Jo nuk është grip, të gjithë e dimë se si është gripi. Ne e njogim shumë mirë gripin.  Mjafton të fokusoheni tek simptomat. Është një ndjesi të marrit frymë në në një mjedis shumë të ftohtë. Përjeton therrje në kraharor.

Justin tregon se pas ditësh trajtimi intensive, është kthyer në shtëpi dhe është izoluar në një dhomë.

Jami karantinuar. Edhe familjarët e mi. Nëse bëhem më keq, do dueht të kthehem. Deri më tani e kam kaluar mirë. Oksigjeni është në nivelin 90%. Nëse më bie 80% do me duhet intubimi dhe kjo është pjesa më e frikshme.

Historinë e tij e publikoi në Twitter për të ndërgjegjësuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin për asnjë arsye, përveçe për të kryer disa shërbime bazike: Rrini në shtëpi! Bëjeni këtë përpjekje për të ndaur përhapjen!

Britania ka aktualisht 3,983 të infektuar, 177 viktima, 65 të shëruar dhe 20 në gjendje kritike.