Histori Personale

Një grua që u rimartua me ish-burrin e saj tregon ç`mësoi nga ndarja

Një grua që u rimartua me ish-burrin e saj tregon ç`mësoi

Historia e Chloe Volini:

Ky sigurisht nuk është emri i saj i vërtetë. Ajo u takua me burrin e saj në një lokal përmes miqve të përbashkët në 2006-ën. Në vitin 2009 u martuan dhe deri në vitin 2012 mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë. Pas lindjes së saj përjetuan probleme të infertilitetit sekondar: katër aborte spontane dhe një përpjekje e dështuar për In Vitro. Gjatë kësaj periudhe burri i Chloe filloi një lidhje me një vajzë 10 vjet më të re. Pikërisht kur zbuloi shtatzëninë, Chloe zbuloi edhe tradhtinë.

Ai sigurisht e mohoi dhe ajo sigurisht e la.

Ata e shitën shtëpinë e tyre të madhe. Ai u zhvendos përsëri në qendër të qytetit si beqar. Chloe ishte tetë muaj shtatzënë kur u zhvendos në shtëpinë e saj të re, më të vogël dhe ai nuk e ndihmoi as për t`u transferuar.

Pasi lindi djali i tyre, burri i Chloe i mbështeti financiarisht, por rrallë i shihte fëmijët e tij. Më në fund, ai i dha fund marrëdhënies tjetër që kishte. Chloe ndërkaq po dilte me njerëz të tjerë. Pastaj, në një festë gjatë së cilës ajo e kishte ftuar si babain e fëmijëve, fjetën së bashku. Ai donte që të riktheheshin.

Në atë kohë, Chloe dilte me njerëz të tjerë, por filloi të dilte edhe me ish-burrin e saj.

"Ne filluam të argëtoheshim përsëri si dikur."

Shumë shpejt, ajo mbeti përsëri shtatzënë dhe u rimartuan kur ishte 7 muajshe. Chloe dhe burri i saj e kanë të qartë të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

"E dimë që vërtet duam të jemi së bashku dhe nuk po qëndrojmë vetëm për hir të fëmijëve. Ajo që kemi kuptuar nga ndarja ëshë se bari nuk është gjithmonë i gjelbër. Tani e respektojmë dhe vlerësojmë njëri-tjetrin shumë më shumë", thotë Chloe.

Nga ndarja, Chloe njohu forcën e saj.

"Kam mësuar se unë jam një grua e fortë dhe mund të mbijetoj në gjithçka. Jam rritur me gjyshërit, me një gjymë-nënë dhe pa baba. Kisha disa çështje të rëndësishme të braktisjes që nga fëmijëria ime", thotë ajo që shton se vetëm kur nisi terapinë psikologjike kuptoi nga buronte problematika e saj: që nga fëmijëria.

Po burri çfarë mësoi?

Përveçse për të qenë besnik, ai mësoi të flasë për çdo gjë që e shqetëson. Mësoi të shprehet dhe të m`i thotë gjërat ashtu siç janë. Kjo e ndihmon marrëdhënien tonë.