Histori Personale

Një letër e hapur për ish-gruan nga një ish-bashkëshort që s`ngjan me të tjerët

Një letër e hapur për ish-gruan nga një ish-bashkëshort

Martesa jonë 20-vjeçare përfundoi në një sallë gjyqi. Kur arritëm në këtë përfundim m`u duk sikur bota kishte mbaruar. Kisha frikë si do dukej jeta ime pa ty. Një proverb gjermane thotë: Frika e bën ujkun të duket më i madh nga ç`është. Ti ke qenë njeriu që ke qëndruar më shumë vite pranë meje dhe zëri yt është ende në kokën time. Tani që marrëdhënia jonë është tjetërsuar dhe jemi ish-a më lejo të të them disa gjëra të rëndësishme që nuk dua të më shpëtojnë pa thënë, se koha ikën, fluturon...

Ti meriton një çmim që qëndrove 20 vjet me një burrë si unë

E dimë të dy se unë nuk jam një njeri që dashurohem lehtë. Unë nuk fle shumë, bëj shumë shaka dhe marr shumë risqe. Jam aventurier, diçka që ty të mungon. Ti matesh mirë para se të veprosh. Kushedi sa herë ëndrrat e mia janë shndërruar në makth për ty, sa herë që kam dështuar.

Statistikisht ku është një vendim i mirë. E dimë të dy që 50% e njerëzve përfundojnë në divorc. Kështu që jemi brenda normales.

Ti je një nënë e mrekullueshme. Ti s`e ke idenë sa herë jam përpjekur të të kopjoj mënyrën se si sillesh me ta.

Dua të jesh e lumtur. Na ka lodhur sforcimi për të mbajtur martesën. Jam i lumtur që më në fund ti nuk u bëre palë.

Do isha martuar edhe njëmijë herë me ty, edhe po ta dija që do përfundonte kështu siç përfundoi. Bëmë tre fëmijë të mrekullueshëm, por edhe sikur të mos kishim ata, sërish do ia vlente të kisha në jetën time, siç të pata.

Nuk mund të më ndalosh të vazhdoj të të dua. Nuk e mohoj që njëfarë kohe fillova të të urreja, por jo më. Rimësova shpejt të të dua dhe të bëhemi pabesueshmërisht miq të mirë.

Do jem gjithmonë këtu të të ndihmoj nëse do kesh nevojë.

S`jam idiot. E di që gra si ty nuk qëndrojnë vetëm përgjithmonë. Ti je e lehtë për t`u dashur.

Me shumë dashuri Michael

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Fabjola Hije