Histori Personale

Një letër për burrin tim alkoolist, që izolimi e bëri edhe më keq

Një letër për burrin tim alkoolist, që izolimi e bëri

Jam ulur dhe po shikoj diellin, ndërkohë që ti ende po fle. Fëmijët tanë mezi po presin të shkojnë atje ku ua premtove dje. I the që do niseshim në orën 10:00, ndërkohë që tani është 11:30 dhe ti ende je në gjumë. Ata janë mërzitur.  

Ne jemi bashkë për më shumë se 20 vjet dhe kemi 9 vite që jemi bërë prindër. Pija ka qenë gjithmonë problemi yt.

Ti je njeriu që pi në çdo festë dhe bëhesh gati i padurueshëm. Kurse unë jam ajo që qëndroj para dhe pas teje, gjithmonë në siklet. Je shumë ndryshe esëll. Je i matur, i qeshur dhe shumë i ëmbël.

Ne nuk e kishim përmendur fjalën alkoolist deri pesë vjet më parë, kur ti e pranove për herë të parë se kishe nevojë për ndihmë. Që nga ajo ditë jemi përpjekur dhe kemi pasur ulje ngritje.

Pjesa më e vështirë e të gjithës është vetmia. Gjatë izolimit, më ka rënë mua pjesa të përpiqem të edukoj dhe argëtoj fëmijët tanë. T`i mësoj. Të menaxhoj financat tona të pakësuara, të organizojë blerjet tona ushqimore, të vazhdojë më tej me punët e përditshme të shtëpisë. Nuk ka më dashuri si më parë dhe nuk kemi 18 muaj pa kryer marrëdhënie seksuale. Nuk e di pse jemi akoma bashkë.

Kokëfortësi e pastër nga ana ime. Jeta po ikën, por nuk mund të heq dorë nga ty. Jam e frikësuar se do ndarja mund t`i prekë shumë fëmijët.

Unë duke u përpjekur t'i mbroj fëmijët nga ndikimi i kësaj sëmundjeje progresive. Jam përpjekur të kujdesem për veten dhe shëndetin tim mendor. Do vazhdoj të luftoj, por për momentin do rri këtu ulur duke shijuar diellin dhe do të përpiqem të jem mirënjohëse për aq sa kam.

*Burimi The Guardian