Histori Personale

Një letër për vajzën time që e linda të vdekur: E lamë spitalin me duart bosh, por të bëra një premtim

Një letër për vajzën time që e linda të vdekur: E

Ishte si një lindje normale. Nuk e prisja, por ashtu ndodhi. Dhimbjet e lindjes u fashitën menjëherë nga ajo dashuri dërrmuese që ndjen në momentin kur një nënë mban fëmijën e saj. Fuqia e asaj ndjenje është e pakufij - nuk ka asgjë për ta krahasuar atë. Por ishte marrëzia e gëzueshme, sensi i festimit, që më mori në befasi. Nuk prisja të ndjeja gëzim.

Para se të përfundoja të mendoja pse nuk kisha qarë, një hije më përfshiu ndërsa thashë që dukeshe tepër perfekte për të ndërruar jetë në barkun tim. Dhe pastaj erdhi realiteti, që mungonte deri në atë pikë. Klithma e jetës tënde nuk do të vinte kurrë. E dija këtë para se të të lindja. Por ta ndjeja ishte krejtësisht ndryshe.

Mamitë na lanë vetëm dhe ne të mbajtëm, babai yt dhe unë, duke fjetur me ty për orë të tëra. Pastaj e lamë spitalin me duart bosh.

Është e papërshkrueshme, trishtimi i asaj ndjenje. As nuk do të përpiqem ta shkruaj atë. Vetëm kujtoj nxitimin e prindërve të rinj, duke dalë me krenari nga spitali me foshnjat. Sa do të doja të isha mes tyre. Në shtëpi, muret e shtëpisë sonë të zbrazët më varrosnin çdo natë ndërsa qumështi që rridhte njomte lëkurën time dhe barku im lëvizte akoma nga shkelmat e tua. U zgjova në errësirë nga të qarat e tua. Por nuk ishit kurrë aty.

Kanë kaluar vite. Dua të besoj se ti je engjëlli mbi shpatullën time, ashtu siç të përshkroi mamia. Dua të besoj se je përjetësisht duke pushuar në krahët e gjyshërve të tu. Duhet ta besoj këtë. Rruga ime drejt paqes është shtruar me vizione të tilla.

Nuk arrita të të jepja një jetë që do të lulëzonte. Ende nuk e di pse, dhe kurrë nuk do ta bëj. E gjitha shkoi aq keq. Më vjen shumë keq, vajza ime e dashur, e çmuar. Një nga mësuesit e mi thoshte, "Kjo është vetëm mënyra si copëtohet biskota”. Ajo tingëllon kaq e zbrazët dhe megjithatë kjo është përgjigjja për të gjitha pyetjet e mia pa përgjigje: kjo është vetëm mënyra se si copëtohet biskota.

Të bëra një premtim se hija e vdekjes nuk do të shuante kurrë dritën e jetës tënde. Për kohën e shkurtër që ke ekzistuar brenda meje, ne jetuam, lulëzuam, dy zemra si një. Ende e ndiej fuqinë e asaj gjallërie. Ke shumë rëndësi për mua. Ishe e thënë të ishe, qoftë edhe për një kohë aq të shkurtër. Dhe gjithë jetën, do të mbaj pishtarin e dashurisë në emrin tënd./ Burimi Guardian