Histori Personale

Nuk do të jetosh sa për të festuar ditëlindjen tënde tjetër!

Nuk do të jetosh sa për të festuar ditëlindjen tënde
Luis Stillmann rreth vitit 1948, për muaj mjalti në Michoacan, Meksikë

Nata e Vitit të Ri, 1943. Lajos Stillmann po feston ditëlindjen e tij të 22-të me miqtë në një apartament në Budapest. Dikush sugjeron të shkojnë tek një parashikuese fati që të shikon pëllëmbën e dorës. Stillmann shkon, pa ndonjë dëshirë. Parashikuesja hedh një vështrim në dorën e tij dhe më pas i thotë se do të ishte më mirë që mos t’ia tregonte atë që kishte parë.

Ai këmbëngul dhe ajo dorëzohet. "Ti nuk do të jetosh sa për të parë ditëlindjen tënde të ardhshme", tha ajo.

Nuk do të jetosh sa për të festuar ditëlindjen tënde
Luis 17 vjec, viti 1939

Nata e Vitit të Ri, 1944. Regjimi nazist në Hungari u dorëzoi gjermanëve Stillmann-in dhe hebrenj të tjerë. Ai është vendosur të punojë si skllav, duke gërmuar llogore dhe gracka tankesh përgjatë kufirit austriak.

Një ushtar i ri akuzon dikë në ekuipazhin e punës së Stillmann-it se ka vjedhur një palë dorashka. Ai i urdhëron punëtorët të rreshtohen në rreshta dhe kërcënon të vrasë burrin e 10-të në secilën rresht, nëse dorezat nuk kthehen.

Stillmann hedh një vështrim anash rreshtit të tij dhe numëron. Ai është i 10-ti. Ushtari tërheq pistoletën, kthehet te Stillmann, pyet nëse i ka dorashkat. Atëherë, një oficer gjerman urdhëron ushtarin që të vazhdojë. Stillmann u kursye.

Mendimet kalon në mendjen e tij: "Nuk duhet të isha aq mosbesues ndaj parashikueses së fatit”.

Atë mbrëmje, Stillmann dhe të burgosurit e tjerë u futën në një tren, që drejtohej në perëndim. Pas kësaj ata marshuan në errësirë derisa arritën në një portë që hapet në një shesh të rrethuar nga kazermat.

Stillmann mëson se ku është: Mauthausen, një kamp përqendrimi afër Linzit.

Menjëherë pas mbërritjes, ai vrapon tek Jancsi, shoku i tij më i ngushtë që nga fëmijëria e tyre. Shoku i tij është pisë, i qelbur dhe si skelet. Stillmann i jep një palë mbathje dhe i thotë që do ta takojë atë ditën tjetër. Jancsi vdes brenda natës.

Stillmann është vënë në punë në guroren e shkëmbit të kampit. Rojet janë bërë letargjikë. Ata nuk i torturojnë të burgosurit, por mezi i ushqejnë. Ai përpiqet të ruajë forcën e tij dhe pret që të vijë fundi, qoftë i luftës ose i tij. Disa muaj më vonë ai detyrohet të marshojë përsëri, këtë herë drejt një nën-kampi të quajtur Gunskirchen. Gjatë rrugës, gjatë natës, ai është ndalur nga një oficer i forcave speciale policore naziste (oficer S.S.), që i ka drejtuar armën.

"Ja ku jemi sërish", i thotë vet Stanmann.

"Ju jeni hebre", thotë oficeri.

"Nuk jam hebre, jam portugez", përgjigjet Stillmann. Ai tregon një pasaportë të falsifikuar të marrë verën e mëparshme falë një të afërmi të familjes që punonte në Ambasadën e Lisbonës në Budapest.

"Betohu që Gjermania po fiton luftën dhe unë do të të lë të shkosh", thotë oficeri.

"Gjermania tashmë e ka fituar luftën", përgjigjet ai. Midis 60 dhe 70 përqind e hebrenjve të Hungarisë tashmë janë zhdukur në Holokaust. Oficeri heq armën.

Data është 4 maj 1945. Të burgosurit, gjysmë të çmendur nga uria, zvarriten drejt çlirimtarëve të tyre mbi tokën që është një përzierje me baltës, urinës dhe jashtëqitjes. Stillmann, me një plagë të infektuar në këmbë, shkon drejt një spitali të afërt amerikan. Ai peshon 37 kg.

Ai shërohet dhe shërben si një përkthyer për amerikanët. Ai takohet me George Patton. Pas disa muajsh ai vendos të shkojë në shtëpi. Në qytetin e tij të lindjes ai gjen të mbijetuar, të cilët kishin qenë me nënën e tij në Aushvic. Ajo kishte kaluar zgjedhjen e parë, më pas u sëmur dhe u zhduk.

Nuk do të jetosh sa për të festuar ditëlindjen tënde
Buba dhe Luis Stillmann në Meksikë, 2020

Një natë, në një ëndërr, ai shikon që babai i tij groposte pasurinë e familjes nën një pemë jargavan në kopsht. Në mëngjes ai merr një lopatë në vendin ku e pa ëndrrën dhe gjen trashëgiminë.

Trupat ruse janë strehuar në shtëpinë e familjes së tij. Ai rrëshqet përtej kufirit për në Austri, ku ai përzihet mes kampeve të personave të zhvendosur, ndërsa kërkon një vend që mund ta pranojë. Një vizë nga Meksika vjen dhe Lajos bëhet Luis. Atje ai takohet me Buba-n, gjithashtu një refugjat hungarez dhe një i mbijetuar nga Aushvici. Së bashku ata rritin një familje të lumtur. Me kalimin e kohës ai bëhet një prodhues i medikamenteve dhe një shtyllë e komunitetit Meksiko-Hebre.

Unë e kam njohur Luis-in gati tërë jetën time, falë miqësisë së tij me prindërit e mi. Kur e shoh dhe i them, "Jam shumë i lumtur që të shoh", ai përgjigjet me dashuri, "Ti nuk e di se sa i lumtur jam që të shoh". Në moshën 98 vjeç, ai ushqen nipërit dhe mbesat e tij, përshtatet me kulturat, u shpërndanë këshilla mjekësore miqve të tij, di të thotë pafund anekdota dhe është gjithmonë gati për një shaka. Ai është njeriu më pozitiv që kam takuar ndonjëherë.

Kohët e fundit, ai dhe Buba kanë qëndruar në shtëpi, Covid-19 nuk u jep zgjidhje tjetër, ndërsa ai punon në kujtimin mbi të cilin bazohet ky shkrim. "Kjo është e pakuptimtë?" pyet ai veten pasi më tregoi një draft të këtij shkrimi. I them se nuk ka asgjë të marrë në këtë: Është një monument i së kaluarës për të ardhmen. Mes profecive të errëta të sotme, kujtoni se si një njeri mbijetoi një më të errët, 76 ditëlindje më parë dhe numërimi vazhdon.

*Shkruar nga kolumnisti Bret Stephens. Përkthyer nga NYTimes