Histori Personale

Nuk gjeta dot punë derisa ndryshova emrin. Ju tregoj historinë time

Nuk gjeta dot punë derisa ndryshova emrin. Ju tregoj historinë time

Për pesë muaj me radhë kam qenë në kërkim të një pune. Gjueti pa mbarim, pa sukses. Në janar të këtij viti mbylla biznesin tim të vogël dhe kërkova në çdo sektor. Kërkova edhe në agjenci funerale.

30 CV të shpërndara brenda një jave. Kontakt të përditshëm me Zyrën e Punës. Pa dobi. Më kapi një gjendje depresive e pashpjegueshme. Fillova të mendoja: çfarë kanë më shumë miqtë e mi që janë në punë. Ata nuk janë më punëtorë se unë.

Papritur më lindi një ide: Po sikur ta kishte fajin emri im? Sevjan, ky është emri im, sepse kam prejardhje turke.

Ndoshta punëdhënësit kanë menduar: Po sikur mos të dijë mirë anglisht, po sikur të jetë besimtare e devotshme, e pashoqërueshme...

E vendosa, do ndryshoja emrin dhe do merrja për emër të parë, të dytin timin, Melissa. Melissa do provonte fuqinë e saj. Redaktova CV-në dhe bingo. Pas 5 muajve bredhje lart e poshtë ofertat filluan të vinin.

Kultura groteske e diskriminimit të emrit nuk është e re. Nuk është për shkak të koronavirusit ose mungesës së vendeve të punës, është një sjellje thellësisht e rrënjosur, e pranuar gjerësisht, e mësuar.

*Burimi Metro