Histori Personale

Nuk kam dashur kurrë të lind fëmijë, por pandemia më ndryshoi mendimin

Nuk kam dashur kurrë të lind fëmijë, por pandemia më

Duhet të kem qenë në kolegj kur pata një histori të shkurtër “friends ëith benefits” dhe nga kjo marrëdhënie mbeta shtatzënë. Pashë sesi në pak javë beli im po zgjerohej dhe vendosa që jo vetëm ta ndërprisja shtatzëninë, por kurrë më të mos lindja fëmijë.

Kur je në të 20-tat dhe del nëpër takime, nuk mund të hapësh tema prindërimi e fëmije. Ama në të 30-tat je ok për t`i diskutuar këto tema.

Unë kisha dy muaj që dilja me një djalë të quajtur Brian kur më tha: Teknikisht unë nuk jam divorcuar akoma. Kurse unë iu përgjigja, kurse unë teknikisht nuk dua fëmijë.

Të them të drejtën e kuptova që Brian s`bëri asnjë reagim ndaj po mbante rezerva. Përndryshe do ta kishte thënë një fjalë. Mendoj se po priste një moment tjetër. Ai ishte shumë i hapur për çdo temë mua mua, veç divorcit të tij dhe çështjes së fëmijës që unë nuk doja të lindja.

Kurse unë, që isha entuziaste për lidhjen me të, po prisja të kalonin disa javë për t`ia përmendur sërish.

Kështë një ditë pas piva pak alkool i thashë: Ti s`e ke vërtet problem që unë nuk dua fëmijë?

Ai nuk më tha sërish asgjë, sepse ishte entuziast njësoj si unë për marrëdhënien tonë, por iu prish humori që nga ai moment. Siç duket, të ardhmen e tij e shikonte si baba.

Kështu ne ishim dy të rritur, në mesin e 30-tave të tyre, që e dashuronim njëri-tjetrin, por donin një realitet tjetër për jetët tona.

Unë ndihesha fajtore për të, ai për mua, pse nuk mund ta largonte dëshirën për të pasur fëmijë.

Terapistja ime më tha që njerëzit bëjnë sakrifica për ata që duan.

“Nuk ka qenë kurrë ëndrra ime të shpërngulesha në një qytet kaq të vogël të Francës, por burri im fitoi një vend pune dhe m`u desh ta ndiqja pas”, më tha terapistja përmes një video call-i.

Ai nuk ma përmendi më këtë temë, por unë, sa herë që kalonim afër ndonjë çifti me karrocë fëmije, ndihesha keq, tensionohesha.

A po e shikonte vallë me endje Brian këtë çift? Apo me xhelozi? Dukej mirë, por a ishte vërtet mirë. Nëse një fëmijë përballë nesh qante apo bënte ndonjë nga ato skenat e fëmijëve, unë brenda vetes thosha: Faleminderit!

U ktheva tek terapistja ime me një plan. Do zbuloja këtë herë përse unë nuk doja fëmijë. E kisha marrë atë vendim 15 vjet më parë. Tani isha një njeri ndryshe nga sa kam qenë, në shumë drejtime.

Ajo që unë kuptova është se nuk ka dy versione të jetës time - ka një. Unë nuk do ta kisha imagjinuar që dasma jonë do bëhej e vogël dhe me maska. Por ja që u bë prej pandemisë. Pandemia më mësoi çështjen që terapisti im ishte përpjekur ta kapërcente. Nuk mund të bllokoja veten time me skenarin më të keq. Duhet ta jetoja jetën ashtu siç do vinte. Të provoja për një fëmijë dhe kur të rritej ai të bëhej çfarë të donte. Unë kisha vazhdimisht frikë se mos ai mund të kishte probleme, se mos ndiqte një rrugë të keqe. Pandemia më mësoi që të mos bëj parashikime dhe as plane.

Unë dhe Brian po përpiqemi tani për një fëmijë. Nuk e di nëse do të jemi të suksesshëm. Do ia lëmë kohës…

*Artikulli i Huffingfton Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al