Histori Personale

Nutricionistja tregon sekretin pas elegancës së një gruaje Parisi: Nuk është vetëm tek ushqimi

Nutricionistja tregon sekretin pas elegancës së një gruaje

Kur isha 30 vjeçe u transferova në Paris, për të qëndruar një vit. Shkova për të shijuar dhe për të shkruar gjithçka që më bënte përshtypje. E si mund të mos vësh re elegancën e grave franceze, qofshin 20 apo 40 vjeç. Për parisienet ka një mit se nuk shëndoshen kurrë çfarëdo që të hanë, ( ndryshe nga britaniket) por sigurisht që është e vërtetë se shumë gra franceze shijojnë ushqim të mirë, hanç çfarë duan, megjithatë me një taktikë ndryshe.

Francezet janë thjesht ato krijesat elegante që mishërojnë edhe stilin dhe klasiken parisiene. I shihja çdo mëngjes teksa ulesha në kafenenë 'Rue du Bas', duke pirë kafe, ndërsa unë shkruaja e mbaja shënime. Aty kuptova është mënrya sesi gratë franceze hanë dhe jo vetëm ajo që hanë, sekreti i elegancës.

Gratë franceze hanë ngadalë, nuk nxitojnë kurrë. Nuk e kanë thjesht nevojë për të ngrënë, por për të shijuar ushqimin apo pijen e tyre. Janë shumë të vetëdijshme se çfarë hanë. Tregojnë kujdes në ato që përzgjedhin dhe më shumë vepron hunda e tyre duke nutatur sesa goja që konsumon ushqimin.

Një parisiene nuk e pinte kurrë kafenë me një gllënkë, dhe më pas të hante kroasantin.

Nutricionistja tregon sekretin pas elegancës së një gruaje

Një franceze vepron kështu: Pi pak kafe, kafshon një copë të vogël kroasant, më pas një lugë kos, nëse e ka pranë. Ajo kombinon aromën me përtypjen në mënyrë të ngadaltë dhe vetëdijen se çfarë po konsumon. Gruaja franceze në momentin që konsumon ushqimin, në fakt aktivizon çdo element të sajin individual, deri kur ushqimi të mbarojë.

Nutricionistja tregon sekretin pas elegancës së një gruaje

Në fund të çdo vakti, ajo ndihet e plotësuar, ndjen kënaqësi, ndjen rivitalizim, energji të reja fizike dhe çlirim stresi. Truri i saj përpunon mirë informacionin se çfarë ka ngrënë. Ato nuk kërkojnë ngopjen para shijes. Nuk e ndjejnë detyrim para kënaqësisë që përjetojnë kur ushqehen. Nuk vënë 'mbushjen e barkut' para shëndetit fizik dhe mendor. 

Nutricionistja tregon sekretin pas elegancës së një gruaje

Prej më shumë se 30 vitesh unë punoj në Britani dhe kam ndihmuar shumë njerëz që të humbasin peshë, duke u ndryshuar totalisht dietën, duke i informuar dhe duke i motovuar. Kam studiuar shumë por padyshim Parisi me gratë e holla më frymëzuan dhe më ndihmuan të kuptoj akoma më shumë.

Pesha e trupit dhe ushqimi janë si biçikleta me një pedalues. Nëse tregon vullnet dhe durim, do e mësosh ta ngasësh dhe nuk do kesh frikë të bësh edhe rrugë të gjata. Nëse nuk ke durim, përgjegjësi dhe kujdes, do e lësh ‘atë punë’ por unë mund të të ndihmoj: Nuk dua të të lë të heqësh dorë!

Nutricionistja tregon sekretin pas elegancës së një gruaje