Histori Personale

Pozitive pas vetëm një nate në disko, infektova dhe babain që tani po dergjet në shtratin e spitalit

Pozitive pas vetëm një nate në disko, infektova dhe babain

Martina, një vajzë 20 vjeçe i ka dërguar në letër pendese “Corriere della Sera”.

Unë dhe miqtë e mi kishim vendosur të mos shkonim në asnjë vend të mbyllur gjatë këtyre kohëve të pandemisë, por atë të shtunë ishte ditëlindja e mikut tim më të mirë. Si të mos festonim deri në të gdhirë? Diskoteka ishte i vetmi vend ku mund të mblidheshim e të qëndronim deri vonë. Thamë po bëjmë një përjashtim dhe po shkojmë. Nuk do na ndodhë gjë me një herë. Ajo ditë ishte vetëm fillimi i ferrit në të cilin po jetoj.

Gjithçka nisi me pak kollë dhe disa simptoma që i ngjanin një ftohjeje të lehtë. Bëra vizitën tek mjeku, më dha një shurup dhe thashë: Do e kem nga kondicioneri.

Vazhdova normalisht jetën, shkova tek gjyshërit, në shtëpi kam prindërit. I takova të gjithë. Derisa na erdhi lajmi se dikush që kishte qenë atë natë në disko, kishte dalë pozitiv ndaj Covid-19. U alarmova.

Bëra edhe unë testin nga i cili dola pozitive. Pas meje iu bë gjithë kontakteve të mi.

Vetëm nëna doli negative. Gjyshërit pozitivë, kushëriri im 12-vjeçar dhe babai pozitivë. Gjyshi përfundoi në spital dhe tani është drejt përmirësimit. Unë, kushëriri dhe gjyshja ime nuk kishim probleme dhe pas katër javësh të mbyllur në shtëpi dolëm negativë. Por babai jo.

Ngaqë s`kisha simptoma mendova se nuk kisha gjë. I dhashë shumë përqafime dhe e infektova. Prej dy javësh është në spital, në terapi intensive.

Nuk mund të kthehem mbrapa. Dhe nuk mund t`ia fal vetes.

Nuk kam uri, nuk kam dëshirë për asgjë. Ha e sforcuar që të mos mërzis mamin. As nga shtrati nuk dua të ngrihem.

Mendoj për atë natë. Nuk ia vlejti. Lumturia e pak çasteve nuk krahasohet me agoninë në të cilën po jetoj.

*Burimi Huffington Post