Histori Personale

Prindërit e mi të vaksinuar po sillen sikur Covid-i është zhdukur

Prindërit e mi të vaksinuar po sillen sikur Covid-i është

Ishte e pamundur të fshihja tronditjen në fytyrën time kur i mora në Zoom dhe të dy prindërit më përshëndesnin nga komshinjtë. Po, po ishin futur brenda shtëpisë së tyre dhe po festonin 75-vjetorin e fqinjit.

Ndërkohë që kopshti i shtëpisë sonë është ngjitur me komshinjtë, shumë mirë mund të kishin bërë gëzuar edhe secili nga oborri i vet. Ashtu siç e pinin kafen gjatë izolimit të parë.

Kur u skuqa në fytyrë edhe i thashë se a e dinin që jemi në mesin e një lufte, mamaja më kujtoi se e kishin bërë dozën e parë të vaksinës dhe ishin të mbrojtur. Komshinjtë e kishin marrë një dozë të vaksinës gjithashtu.

Pra dukej më shumë si një festë pas vaksinimit.

Çfarë t`i thosha? Që ende s`e kishim marrë dozën e dytë? Që edhe nëse merrnin të dytën sërish mund të kishte rrezik, se vaksina nuk të mbron 100%. Apo se megjithë këto mutacione të virusit që po dalin, asnjëherë nuk i dihet.

Ata i dinë të gjitha këto sa më sipër, sepse shikojnë lajme gjatë gjithë ditës.

Nuk jam e vetme në këtë shqetësim. Kam disa shoqe që janë njësoj të shqetësuara për prindërit e tyre që nuk po mbrohen më si vitin e kaluar. Mbase se janë të lodhur. Se kaloi viti. Por gjithashtu nuk mund t`i justifikoj. Kam gjithashtu miq që kanë humbur njërin ose të dy prindërit nga koronavirusi. Nuk do doja të isha një nga ata.

Minimumi na detyrohen të vazhdojnë të qëndrojnë të shtëpi. Të njëjtën gjë bëmë edhe ne të rinjtë, vitin e kaluar për ta. Tani që vaksina doli dhe duhet të presim ende ne të rinjtë për ta bërë, të moshuarit duhet të durojnë edhe pak. Qofshin ata edhe prindërit e mi.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al