Histori Personale

Prita deri 41 vjeçe për të humbur virgjërinë dhe a ia vlejti?

Prita deri 41 vjeçe për të humbur virgjërinë dhe a ia

Deri sa u bëra 40 vjeç kisha dale me mbi 100 burra. Romancat e mia kanë zgjatur nga 1 natë në një vit. Kam dalë me burra nga 15 vjet më të vegjël, në 15 vjet më të mëdhenj. Kam dalë me këngëtar, filozof, ushtarak, atlet, marinar, zjarrfikës, doktor, fermer, striptist, piktor, ministër, avokat e  me aq shumë inxhinierë sa mund të kisha hapur një kompani inxhienerike.

Kurrë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me asnjë prej tyre. Nuk po prisja për martesën dhe nuk kam hezituar as për arsye fetare. Më tërhiqnin burrat me të cilët dilja dhe fantazoja për seksin me disa prej tyre. Thjesht, mbase filmat ose muzika romantike më kishte bërë të prisja heroin, princin e kaltër.

Prisja një marrëdhënie të ndërsjelltë. Ajo marrëdhënie thjesht nuk erdhi kurrë.

Në vitin 2013, unë shkrova një ese me titull "A ka virgjëria ime jetëgjatësi?" për Neë York Times që ndryshoi jetën time. Përveç 600 komenteve të postuara në 24 orë, artikulli ishte në top 10 më të lexuarit. Shumë më sulmuan. Jemi në një shoqëri që nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale, nuk jeni të plotë.

Mora dhe ftesa për intervista. Një prezantuese gjatë pushimit të reklamave më tha: “Më duket se ti ke sindromën e princeshës së përrallave. Duhet të bësh seks”.

Kisha shkuar për intervistë, jo për të më treguar që kisha probleme. Gjithsesi u fiksova keq dhe kontaktova psikologen, mjekun e familjes. Paralelisht vazhdova jetën, pa seks. Derisa një ditë takova një burrë. Dave kishte 6 muaj që ishte divorcuar nga gruaja, nga një martesë 18-vjeçare.

Dy muaj pasi dolëm bashkë vendosa të fle me të dhe 10 muaj pasi fjetëm për herë të parë, ai më propozoi.

Tani jam 42 vjeçe dhe 4 muajshe shtatzënë. Jam shumë e lumtur dhe po, mendoj se ia ka vlejtur që nuk bëra seks se të gjithë po bënin, por vetëm atëherë kur e ndjeva.

*Burimi Huffington Post