Profil/ Nga gazetari i shpenguar me cigare në dorë, tek politikani i Europës. Një vështrim mbi jetën e David Sassoli-t që sot u nda nga jeta

Mëngjesin herët të kësaj të marte u nda nga jeta Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli. Po para se të bëhej politikan, ishte gazetar i njohur në Itali. Nga ajo kohë, përveçse për punën e palodhur, mbahet mend edhe për momentet e tij nën shoqërinë e cigares.
Bashkë me lamtumirën, le të hedhim një vështrim mbi mënyrën sesi jetoi, se siç shkruhet sot në profilin e tij zyrtar, teksa jepet edhe lajmi: “Mund të jetosh dhe të vdesësh në shumë mënyra!”
David Sassoli lindi si David Maria Sassoli në 30 maj 1956-ën, në Firence. U diplomua në të njëjtin qytet për Shkenca Politike.
E nisi fillimisht karrierën e tij në gazetari për t`u zhvendosur më pas në fushën politike.
Në vitin 1992 nisi punë si korrespondent për Tg3. Më pas punoi për programe të tjera informative në Rai Uno dhe Rai Due.
Në vitin 1996, ai moderoi programin "Cronaca in diretta", për t`iu bashkuar më pas redaksisë së TG1 në 1999-ën, si një korrespondent special, ku edhe u dallua si një nga gazetarët më të njohur në vend.
Në dhjetë vitet e ardhshme angazhimi i tij u përqendrua në menaxhimin e publikimeve të lajmeve kryesore dhe në ngjarje të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 2007 u bë zv/drejtor i TG1 dhe përgjegjës për programet "TV7" dhe "TG1 Special.
Që prej 2009-ën ishte pjesë e Parlamentit Europianin dhe në 3 korrik në 2019-ës u bë President i këtij Parlamenti.
Kurse jetën personale e ndau me gruan e tij Alessandra Vittorini, me të cilën sollën në jetë dy fëmijë: Livia-n dhe Giulio-n.
Edhe pse në sytë e shumë njerëzve mund të ketë qenë politikani sharmant, për veten tha njëherë në një media britanike: “Nuk jam yll. Jam shumë i mërzitshëm, por pamja nuk më ka penguar kurrë”.
Sassoli u nda nga jeta pas problemeve pulmonare të cilat i dobësuan sistemin imunitar.