Histori Personale

Pse kam dalë deri tani vetëm me djem myslimanë?

Pse kam dalë deri tani vetëm me djem myslimanë?

Disa muaj më parë e vetmja eksperiencë që kisha në lidhje me takimet online ishte përmes miqve. Po meqë isha në mes të të 20-tave vendosa të hyja edhe vetë e të vërtitesha nëpër profile. Dukej si një botë sa intriguese, aq edhe e frikshme.

Familja ime është myslimane dhe shumë e rreptë në lidhje me takimet. Në kulturën tonë martesa vlerësohet shumë dhe shikohet si fillimi i jetës së vërtetë të një gruaje. Unë nuk jam domosdoshmërisht dakord, por histori tjetër.

Në fillim nisa të flisja me djem të krishtirë e myslimanë. Edhe pse vëreja dallime të ndjeshme.

Djemtë jo myslimanë, pra të çdo feje tjetër që më rastisi të flisja ishin mjaft të qartë. Ata bënin biseda të vogla, përgjigjeshin më rrallë dhe nuk e merrnin seriozisht. Ishte e qartë që kërkonin një argëtim momental. Reagimi i tyre ishte i habitshëm kur mësonin fenë time.

Disa edhe më kanë pyetur: "A është e vërtetë që ty s`të lejohet të bësh seks?" Ose, “Po kur je myslimane, përse nuk e vë shaminë?”

Më shumë e kaloja kohën duke u shpjeguar diferencat mes feve tona. Po lodhesha. Sigurisht kishte edhe djem jomyslimanë që ishin interesantë dhe nuk bënin shumë pyetje.

Nuk e di, por ndjeva që burrat myslimanë e merrnin bisedën më seriozisht, ndoshta sepse edhe ata ndjenin njësoj presionin e familjes për t`u martuar.
Kam parë disa nga gratë në familjen time të heqin dorë nga ëndrrat dhe karriera e tyre sepse ishte një nga prirtshmëritë e burrit të tyre dhe nuk dua të njëjtën gjë për veten.

E mira e të gjithës është që edhe djemtë myslimanë janë të hapur për të bërë biseda të ndryshme, qoftë edhe për feminizmin. Brezat kanë ndryshuar.
Sapo kjo gjendje e pandemisë të kalojë pak do përzgjedh të dal me disa prej tyre, si fillim miqësisht. Nuk e kam në plan të shkoj drejt martesës shpejt sidomos pa qenë e sigurt që s`do më duhet të heq dorë nga dëshirat për hir të burrit (mysliman apo jomysliman qoftë).

Letra e shkruar nga një vajzë arabe

*Burimi Metro