Histori Personale

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Të punosh nga shtëpia është një bekim i vërtetë, por vetëm nëse di ta bësh mirë. Një studim kinez zbuloi se ata që punojnë nga shtëpia janë më produktivë se ata që punojnë nga zyra, por në të njëjtën kohë ndihen më të izoluar dhe të vetmuar, sepse nuk ndihen pjesë e një komuniteti.

“Unë jam Maria dhe kam punuar për 3 vjet si gazetare në Bright Side dhe do doja të ndaja 8 gabimet që kam bërë”, thotë ajo.

Nuk pata një kod veshjeve

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Mos më keqkuptoni. Më pëlqen të endem nëpër shtëpi me pizhamat e mia, por kam kuptuar që është më mirë të ruaj këtë vështrim për fundjavat e mia më të qeta. Shkencëtarët kanë provuar tashmë se rrobat tona ndikojnë në gjendjen shpirtërore, nivelet e energjisë dhe madje edhe në mënyrën tonë të të menduarit. Kështu që veshja me pizhame ka të ngjarë të na bëjë të ndihemi dembelë, të qetë dhe jo të motivuar për të punuar.

Nuk u kujdesa për të pasur një orar fiks

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Bëhuni shefi i vetes dhe krijoni një orar fiks dhe mos e prishni rutinën. Hani shëndetshëm dhe mos u shpërqëndroni kot.

Dështova t`u mësoja familjarëve të mi që kështu është një punë e vërtetë, si edhe ato në zyrë

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Familjarët e mi nuk e morën seriozisht. Mendonin se unë rrija para kompjuterit dhe ky ishte qejf i madh, pasi argëtohesha në faqe të ndryshme. Kështu që e bëja punën me copa gjatë ditës për të përmbushur çdo detyrim tjetër dhe në fund përfundoja duke punuar gjatë natës. Ndaj është e rëndësishme: Uluni dhe bisedoni me familjen.

Ngatërrova orarin e punës me atë personal

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Merresha me gjëra personale kur punoja dhe merresha me punët e punës kur duhej të pushoja. Ndërkohë që duhej ta kasha sistemuar orarin në mënyrë të tillë dhe të bindja veten që puna ishte punë dhe pushimi pushim.

Harroja të bëja aktivitet fizik dhe pushim

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Mesatarisht një njeri bën rreth 7 mijë hapa në ditë. Po jo kur punon nga shtëpia. Perimetri i lëvizjen ngushtohet. Unë e kapja veten edhe tre orë pa lëvizur nga kompjuteri. Derisa vendosa të shkëputesha herë pas here nga pak për një shëtitje të shkurtër rreth e rrotull shtëpisë.

Rashë në rutinë

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Më mungonin shakatë e kolegëve në zyrë dhe humori i tyre. Flisja online me ta, pija edhe kafe në shtëpi, por s`ishte njësoj. Derisa vendosa të shkëputem. Të dilja qoftë edhe për pazarin deri në supermarket.

Humba komunikimin ballë për ballë me njerëzit

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Rashë në një qetësi të tillë që nuk po komunikoja me njeri veçse virtualisht. Derisa vendosa të bëja plane gjatë ditës për t`u mbledhur gjatë darkave me njerëz dhe miq.

Nuk pata një tryezë pune të organizuar

Punova 3 vjet nga shtëpia dhe bëra 8 gabime

Vdisja të punoja nga shtrati dhe të them të drejtën ende më tundon. Por e ul produktivitetin gjatë punës dhe shkakton probleme me pagjumësinë gjithashtu. Krevati është për të fjetur, për punë duhet tryezë. Energjitë do i keni më të shtuara dhe shtrati s`do ta humbi rëndësinë e tij si mjedisi ku qetësohesh dhe relaksohesh.

*Burimi Bright Side