Histori Personale

Rasti unik femëror i zvogëlimit të gjoksit, e rrëfen vetë Melissa Febos përmes librit të saj

Rasti unik femëror i zvogëlimit të gjoksit, e rrëfen

Melissa Febos, autore e librit Body Work: The Radical Power of Personal Narrative, tregon se si mori vendimin për t'iu nënshtruar një reduktimi të gjoksit. Ajo ndan në esenë e saj personale, të botuar në The New York Times Magazine, se si e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, që nga koha kur ishte 11 vjeç, duke dashur dëshpërimisht që trupi i saj të ishte ndryshe, por ndjeu në atë obsesion se po dështon si feministe.

“Mendova se më duhej të pranoja trupin tim, ta dua trupin tim dhe ta gjeja të bukur atë, të refuzoja me sukses mesazhet e brendshme të kulturës patriarkale,” shprehet ajo.

Fillimisht Febos rrëfen se ishte vetëm 12-vjeç kur nisi të vërejë se gjoksi i saj po rritet por në të njëjtën kohë kuptoi se po e pengone si fizikisht ashtu edhe në shoqëri. Jo vetëm që iu desh të përballej me shqetësimin fizik që sjell gjoksi i cdo vajze në atë moshë teksa sa fillon të rritet, por gjithashtu u përball me vëmendjen e padëshiruar sociale nga djemtë që e seksualizuan dhe vajzat që e turpëruan. Vetëm nga mesi i të 30-ave, Febos, bëri paqe me feminizmin e saj dhe perceptimet midis kirurgjisë mjekësore dhe estetike:

“Një ditë, thjesht pyeta veten: A do ta bëja nëse nuk do të më duhej t'i shpjegoja veten dikujt? Përgjigja ishte një po e fuqishme. A besoja vërtet se do të përmirësonte jetën time? E dija me siguri se do të ishte. E kisha konsideruar operacionin si të pamundur për kaq shumë kohë, u dorëzova për të toleruar shqetësimet. M'u desh shumë kohë për ta ndryshuar atë mënyrë të menduari, megjithëse vedosa në çast: nuk duhej të jetoja më me të. Më dukej papritur absurde që unë kisha toleruar opinionet e imagjinuara të njerëzve hipotetikë mbi lehtësinë dhe lumturinë time të përditshme,” përshkruan më tej ajo vendimin për të kryer ndërhyrjen estetike për të zvogëluar gjoksin e saj.

Melissa Febos është autore e librit të botuar së fundmi "Body Work: The Radical Power of Personal Narrative" si dhe përmbledhjes së eseve "Girlhood", i cili fitoi një Çmimin Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit.