Histori Personale

Rrëfimi i 14-vjeçarit që kaloi koronavirusin: Më dukej sikur më kishte zënë korrenti

Rrëfimi i 14-vjeçarit që kaloi koronavirusin: Më dukej

Jack McMorrow është 14 vjeç dhe e kaloi koronavirusin jo me pak probleme. Ai dhe prindërit tregojnë gjithë tmerrin e përjetuar.

“Kur vumë re simptomat e para nga mesi i prillit, nuk u shqetësuam shumë. Nuk menduam se bëhej fjalë për koronavirusin. Djali kishte temperaturë. Në duar ka pasur skuqje. Kemi biseduar me pediatrin e tij dhe ai i dha antibiotikë. Por, pas pesë ditëve gjendja shëndetësore u përkeqësua”, tregojnë prindërit.

Kurse vetë Jack, tashmë i stabilizuar tha: “Në fillim nuk mendova se isha infektuar me koronavirus. Kam pasur dhimbje të fytit. Kur u zgjova në spital, ka qenë e hënë në mëngjes, nuk mund të lëvizja as duart e as këmbët. Kisha dhimbje edhe kur dikush tjetër tentonte të mi lëvizte. Më dukej sikur më kishte zënë korrenti gjatë gjithë kohës”.

Me lirimin e masave, kujdesi duhet të jetë i shtuar dhe ideja se nuk i prek fëmijët apo i prek shumë lehtë ata, duhet të marrë fund.

*Burimi The New York Times