Histori Personale

Rrëfimi i një vajze të braktisur: Të të lënë nuk është asnjëherë fundi i botës

Rrëfimi i një vajze të braktisur: Të të lënë

Më poshtë është rrëfimi i një vajze për Huffington Post, që një ditë papritur u gjend e vetme, pa të dashurin me të cilin dukej se gjithçka shkonte mirë.

Nuk e di se si ndodhi, por një ditë e gjeta veten befas të braktisur. Djali që dilja më la papritur duke më thënë thjesht kaq: Nuk të dua më.

Javët e para ishin të vështira, nuk e dija çfarë më dhimbte më shumë, fundi i lidhjes sonë apo fakti që më la. Kam qarë shumë, nëpër gjithë shtëpinë: nga dhoma, në kuzhinë dhe deri në tualet.

Nuk e mendoja kurrë se mund ta merrja veten. Nuk e di përse më dukej si të ishte fundit i botës, sikur bota do ndalonte.

Por ja që s`ishte. Nuk qenka!

Falë familjes dhe sidomos miqve që më ujitën me shumë dashuri për të lulëzuar sërish, ia dola. Ata bënin çmos që të dilja nga shtëpia dhe dalëngadalë kuptova se të të lënë si pemë nuk do të thotë të thahesh, varet nga ty, familja, miqtë të zgjedhësh të lulëzosh sërish.

*Burimi Huffington Post