Histori Personale

Sëmura veten se kisha turp të shkoja në tualet gjatë takimeve

Sëmura veten se kisha turp të shkoja në tualet gjatë

Isha në një takim dashurie. Po flija për herë të parë me të dashurin tim. Edhe pse tualetin e kisha pak hapa larg, nuk guxoja të vija. Dera ishte shumë pranë shtratit dhe mendoja se ai do dëgjonte gjithçka që do bëja brenda.

Qëndrova me dhimbje për orë të tëra duke shtrënguar dhëmbët derisa ai iku. Kështu veprova në shumë nga lidhjet që pata.

Në fakt unë i isha nënshtruar një operacioni zorrësh më parë dhe e kisha të nevojshme të përdorja tualetin deri në 7 herë gjatë natës. Ia kisha treguar të dashurit në vija të përgjithshme, por atë natë vendosa të rezistoja. Mendoja se do dukesha e neveritshme në sytë e tij. Kështu u hoqa si dikush tjetër, siç kisha bërë dhe në lidhjet e mëparshme. Si një njeri pa një komplikacion të tillë.

Derisa pas tre muajsh lidhur, siç po qëndronim përqafuar, pata kriza të tmerrshme të zorrëve. I dashuri më dërgoi me urgjencë në spital dhe mjeku më komunikoi se kisha një bllokim. Kishte ndodhur për shkak të mospërdorimit të shpeshtë të tualetit. Duhej të bëja një tjetër operacion. M`u desh pastaj të rrëfehesha. T`i tregoja të dashurit aktual gjithçka e të kuptoja që gjithë sakrifica kishte qenë e kot. Se ai që të dashuron të dashuron ashtu siç je (si ai më do mua) e se të shkosh në tualet 2, 5 apo 7 herë është në fund të fundit nevojë fiziologjike për të cilën s`ka nevojë për komplekse.

*The Metro