Histori Personale

Si infektoi 71 njerëz një asimptomatik

Si infektoi 71 njerëz një asimptomatik

Një udhëtim që zgjat vetëm 60 sekonda në ashensor ka shkaktuar një zinxhir infektimesh. Plot 71 raste u prekën nga virusi brenda ashensorit që kishte përdorur i infektuari pa asnjë simptomë. Ky është marrë edhe rast studimi nga shkencëtarët kinezë.

Shpërthimi lindi nga një grua simptomatike. Ajo kishte hyrë në Kinë nga Shtetet e Bashkuara dhe duhet të qëndronte në izolim të detyruar për dy javë, edhe pse kishte rezultuar negative në tamponin e parë. U ngjit për në shtëpi, për t`u izoluar në respekt të rregullit, por bëri një gabim: mori ashensorin. Fqinja e saj nuk rastisi njëherësh me të në ashensor, por gjithsesi u infektua. Ku qëndronte çelësi?

Tek butonat e ashensorit.

Më pas fqinja e pacientes zero e kaloi mbrëmjen me partnerin dhe nënën e saj. Disa ditë më vonë patën një festë dhe familjari që infektuan atje (pa e ditur) pësoi parainfarkt. U dërgua menjëherë në spital ku infektoi 28 personel mjekësor. Pasi u transferua në repartin tjetër, infektoi edhe 20 njerëz të tjerë, pacientë dhe staf.

Ndërkaq nëna e fqinjës së pacientes zero infektoi burrin dhe ai 4 njerëz të tjerë.

Mbase u lodhe nga shifrat, por është e frikshme se si vetëm një njeri, pa maskë në ashensor dhe pa i dezinfektuar duart para shtypjes së butonit, infektoi zinxhir 71 njerëz.

*Burimi Huffington Post