Histori Personale

Si në filmin Hachiko, ky qen pret në spital të zotin që vdiq nga koronavirusi

Si në filmin Hachiko, ky qen pret në spital të zotin që vdiq

Ka tre muaj që qëndron në hollin e spitalit. Xiao Bao pret në Wuhan të rishohë të zotin e tij, aty ku e pa për herë të fundit.

Pronari i tij e humbi jetën 5 ditë pas luftës me koronavirusin, por Xiao ende e pret.

Një nga sanitaret e spitalit e ushqen. “Asnjëherë nuk e la spitalin. Është prekëse. Është kaq besnik. Kur vija në mëngjes e gjeja këtu dhe kur ikja pasdite e lija sërish këtu”, tha ajo.

Si në filmin Hachiko, ky qen pret në spital të zotin që vdiq
Foto nga filmi

Njësoj si në filmin e famshëm Hachiko, bazuar në historinë e vërtetë të qenit që pret për vite me radhë, çdo ditë, në të njëjtin orar, të zotin të rikthehet tek stacioni i trenit.

Pas disa ankesave nga stafi dhe pacientë të ndryshëm, spitali telefonoi strehën e kafshëve që e morën në mbrojtje qenin.