Histori Personale

Si t`ia thuash familjes që nuk je gati t`i festosh festat me ta se ke frikë nga Covidi

Si t`ia thuash familjes që nuk je gati t`i festosh festat me ta se ke

Koronavirusi nuk do fshihet gjatë ditëve të festave. Ai do jetë gjithsesi aty dhe për shumë njerëz ka nisur dilema kë të takoj ato ditë? A të vazhdoj të jem i kujdesshëm si zakonisht apo meqë jam festat të bëj ca lëshime. Të tjerë e kanë ndarë mendjen. Nuk do bashkohen as me familjen e madhe, për sigurinë e të gjithëve.

Po nëse ti e ke marrë vendimin, si t`ia shpjegosh prindërve apo motra-vëllezërve që nuk do festosh me ta?

Rebecca Lockwood, një eksperte e komunikimit, thotë se është një moment i vështirë ky.

Si fillim, Rebecca sugjeron të mendohesh mirë para se të nisësh bisedën. Vetëm duke u menduar dhe analizuar argumentet me vete do ta kesh më të lehtë të bindësh edhe ata të shtëpisë.

E rëndësishme është që t`i tregosh se nuk po justifikohesh (nëse e ke shmangur festën me ta edhe vitin e kaluar).

Kujtojini atyre se ka gjithmonë dritë në fund të tunelit dhe se ky mund të jetë i fundit vit i tillë.

Mund të lidheni online dhe të festoni përmes kamerës edhe në distancë. Teknologjia na e ka bërë këtë të mirë. Dhe mos harro që pas këtyre të dimrit, vijnë shpejt edhe pushimet e verës.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost