Histori Personale

Të dashuruar prej 50 vitesh, koronavirusi i ndau, kurse mjekët i bashkuan

Të dashuruar prej 50 vitesh, koronavirusi i ndau, kurse mjekët i

Një surprizë e bukur ishte ajo e organizuar në spitalin e Cremona-s, ku dy të dashuruar, të martuar për mbi 50 vjet, u ribashkuan pasi u shtruan në spital për COVID-19 në reparte të ndara.

Në shëndet dhe sëmundje! Giorgio dhe Rosa janë të martuar që prej mbi 50 vitesh dhe të dy janë të janë shtruar në Cremona për COVID-19. Ai, më 17 Mars, ajo disa ditë më vonë, në një repart tjetër, atë të kirurgjisë multispecialiste.

"Dua të shkoj në shtëpi te Rozha ime", kjo ishte dëshira e shprehur disa herë nga burri ndaj ekipit mjekësor që e kishte nën trajtim. Vetmia iu shtua dhembjes fizike, një ndjenjë nga e cila ai kishte qenë gjithmonë i mbrojtur falë pranisë së vazhdueshme të Rozës, dashurisë së jetës së tij. Dy mjeke bënë çdo përpjekje për të bashkuar çiftin e dashuruar.

Duke respektuar protokollin e spitalit, burri dhe gruaja u dërguan në të njëjtën dhomë, ku për çudi, ata ishin në gjendje, më në fund, të përqafonin përsëri njëri-tjetrin. Takimi i tyre, për një moment, ndali kohën dhe askush nga të pranishmit, mjekë dhe infermierë, nuk arriti të mbajë lotët.

Giorgio dhe Rosa, pas ditëve të gjata që dukej sikur s`kishin fund, u përkëdhelën sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Historia e tyre tregon që nuk ka pengesa të mëdha për të kapërcyer, kur dëshira për të qenë së bashku është më e fortë se çdo gjë tjetër.

*Burimi Metro