Histori Personale

'Të jesh me Covid nuk është faj'. Historia e vajzës që i shkarravitën muret e shtëpisë

'Të jesh me Covid nuk është faj'. Historia e

Pas disa ditëve pushime me miken e saj në Sardenjë, Chiara, vajza që rrëfen historinë e saj për Huffington Post Italia, rezultoi pozitive ndaj Covid-19.

Lajmi siç duket u hap shpejt nëpër lagje dhe një ditë u zgjua me muret e shtëpisë të mbushur plot kërcënime dhe ofendime.

Shoqja e saj doli gjithashtu pozitive. Po virusi nuk ishte më i keqi. Chiara tregon se më e dhimbshme është përballja me njerëzit dhe bullizmi.

“Në fillim po, kisha frikë, për veten time, për familjen dhe miqtë e mi. Çdo dhimbje që kisha, një dhimbje koke e lehtë ose pak dobësi e lidhja me virusin. Pastaj kuptova që fizikisht isha mirë. Nuk kisha simptoma pothuajse fare. Ajo që më dhimbte ishte përbuzja që e ndjeja edhe brenda shtëpisë.

Ndaj sot dua t`i jap një mesazh atyre që për fat të mirë virusi ende nuk i ka prekur. Të jesh me Covid nuk është faj. Unë, si shumë të tjerë, nuk i rezistova dot dëshirës për të pushuar ca ditë. Ishim të lodhur nga izolimi, shifrat e vdekjeve që raportohen çdo ditë. Isha pushtuar nga një dëshirë për të udhëtuar. Jam e infektuar, por jo fajtore”, shkruan Chiara.

*Burimi Huffington Post