Histori Personale

Të kalosh pandeminë në vendin e vetëm në botë pa koronavirus

Të kalosh pandeminë në vendin e vetëm në botë pa

Nuk e shpreh dot se sa e lumtur jam që ndodhem në mes të Antarktidës, mijëra milje larg botës reale. Ndodhem këtu që nga nëntori i vitit të kaluar, kam humbur pandeminë e koronavirusit, dhe po punoj si kuzhiniere në bazën kërkimore shkencore norvegjeze. Jam unë dhe pesë të tjerë, askush prej nesh nuk i ka ndjerë efektet dhe pasojat e Covid. Sepse thjesht: Virusi nuk ekziston këtu. Antarktida është kontinenti i vetëm në planet që nuk është goditur nga pandemia.

Ndihem e pafuqishme në fakt kur shoh lajmet, kur ndihem larg realitetit, shoh dhe lexoj histori të panumërta rreth vdekjeve dhe shifrave me te infektuar. Përfundimisht hoqa dorë nga këto lajme dhe vazhdova jetën si normalisht, duke qëndruar në flluskën time të vogël këtu në Antarktidë. Por shqetësimi që nuk më linte rehat ishin prndërit të mi. Përmes telefonit i këshillova të qëndrojnë në shtëpi dhe të punonin nga shtëpia. Edhe nëse ata sëmuren unë nuk mund të kthehem tani tek ta. Për fat të mirë kemi një internet të fortë. Flas çdo ditë me ta. Nuk është e lehtë të jetosh në izolim. Antarktida ka rreth 1000 banorë gjatë muajve të dimrit dhe unë jam me të njëjtët persona gjatë gjithë kohës. Nuk ka asgjë nëse ecën me kilometra. Nuk ka lokale, restorante, njerëz. Thjesht je në izolim gjithë kohën.  Por kam gjetur dhe unë menyra se si të mos ushqej stresin, duke medituar, lexuar libra dhe kam nisur ditarin.

Të kalosh pandeminë në vendin e vetëm në botë pa

Nuk kemi fruta apo perime të freskëta por të paktën nuk na kanë mbaruar furnizimet. Kemi ushqime të thata dhe të konservuara. Kështu që mund të mbijetojmë këtu për një kohë të gjatë dhe nuk kemi pse shqetësohemi. Shampoja është e vetmja gjë që po na mbaron. Pas orës 3:30 të pasdites dita këtu mbaron.

Të kalosh pandeminë në vendin e vetëm në botë pa

Koha ime këtu më ka bërë të ndihem më e qetë, tani arrij të vlerësoj edhe gjërat më të vogla të jetës. Kam kuptuar se sa rëndësi ka qëtësia shpirtërore, dhe të jem e drejtë me veten time para se të gjej drejtësinë tek të tjerët.

Të kalosh pandeminë në vendin e vetëm në botë pa

Nuk kam ndonjë plan për të ardhmen për momentin. Thjesht dua të di se si do jetë bota kur të kthehem. Shpresoj që kur të vijë ajo ditë, të jetë më mirë dhe të ketë ikur kjo pandemi e virusit.