Histori Personale

U njohëm online. Pas tre takimesh nisëm bashkëjetesën dhe u dashuruam brenda javës

U njohëm online. Pas tre takimesh nisëm bashkëjetesën dhe u

Unë dhe Patrick u njohëm në një faqe takimesh të quajtur ‘Okcupid’ 3 vjet më parë. Dolëm për të darkuar në një restorant të qetë afër dy apartamenteve tona. Pati një kimi dhe të dy e dinim se "kjo është diçka ndryshe".

Kur u ndamë, ai më çoi mesazh ku thoshte se dëshironte të më kishte puthur, por donte të ishte një xhentëlmen. Unë i thashë "duhet ta kishe bërë!". Të nesërmen ai më mori nga puna për të më çuar në shtëpi, kur përfundova orarin. Ne arritëm në shtëpinë time dhe më puthi! Të dy ndjemë përsëri "kjo është ndryshe".

U njohëm online. Pas tre takimesh nisëm bashkëjetesën dhe u

Dolëm në dy takime të tjera dhe më pas ai më kërkoi që të isha e dashura e tij. Pas një dite shkëmbyem çelësat e apartamenteve të njëri-tjetrit (nisëm bashkëjetesën). Brenda një jave ne ishim të dashuruar me njëri-tjetrin. Brenda një muaji ai më tha "do të vendosë një gur në atë gisht". 3 vjet më vonë në 3-vjetorin tonë, ai realizoi premtimin!

Si më propozoi?

Çdo vit ne e festonim përvjetorin në Florida, në zona të ndryshme. Këtë vit u kthyem në zonën ku u dashuruam! Patrick tha që ai e dinte se plazhi ishte vendi që më bënte të lumtur dhe ne të dy ndajmë një dashuri të fortë për plazhin, kështu që kishte kuptim të përsosur që propozimi të ndodhte aty!

U njohëm online. Pas tre takimesh nisëm bashkëjetesën dhe u

Patrick më kishte thënë para udhëtimit se ai dëshironte të sillte një shishe shampanje në plazh. Kishim festuar 6 muaj së bashku duke pirë shampanjë pranë lumit afër vendit ku jetojmë, kështu që ai tha se dëshironte ta rikrijonte këtë moment së bashku në plazh. Ai tha se do t’i kërkojmë dikujt të na bëjë një foto pasi ishte 3-vjetori ynë dhe ishim veshur bukur. Kishim piknikun tonë me verë dhe shampanjë në plazh. Pastaj eci përgjatë plazhit dhe kishte ‘pikasur’ dikë për të na bërë fotografitë. Ajo kapi të gjithë momentin e propozimit dhe ne vazhduam me pijen!

*Historia e Aylin për “howtheyasked”