Histori Personale

Unë dhe e dashura nuk ndalojmë së debatuari. Si t`i japim fund?

Unë dhe e dashura nuk ndalojmë së debatuari. Si t`i japim fund?

Unë dhe e dashura ime vetëm zihemi. Ajo e nis gjithmonë njësoj: Ti nuk më jep vëmendje mjaftueshëm. Unë nuk bie dakord me të dhe aty fillon sherri.

Si ta prishim ciklin?

Psikologu i përgjigjet djalit që ka shkruar për Metro, por ajo vlen edhe për ty që mund të ndodhesh në të njëjtën situatë.

Marrëdhëniet nuk janë konkurse ku duhet të fitojë më i miri. Nuk duhet t`i mbani ndjenjat dhe mendimet fshehur, ama nëse nuk i thua në mënyrën e duhur më mirë prit derisa ta gjesh atë. Drejtojini bisedat në një kanal që nuk ju lodh nervat dhe nuk ju nxit drejt debatit.

Kërkoji një takim. Kërkoji dhe kohë për të qëndruar pak vetëm. Flisni hapur, drejpërdrejt. Kjo do ta sjellë vetvetiu vëmendjen ndaj njëri-tjetrit. Receta të gatshme nuk ka.

Nëse marrëdhënia juaj ka për qëllim të zgjasë, ajo do të zgjasë.

*Burimi Metro