Histori Personale

4 gra të vërteta tregojnë se çfarë ndodhi me lidhjen e tyre pas tradhtisë

4 gra të vërteta tregojnë se çfarë ndodhi me lidhjen

Kur ndodh tradhtia në një çift, ty të mbeten vetëm dy opsione: mund ta vazhdosh ose të largohesh. Të dyja janë të vështira, por ajo që vjen më pas është më sfiduese pasi duhet të zbulosh sesi ta hedhësh pas krahëve atë histori. Sipas një psikologu klinik Dr. Ritu Trivdei-Purohit, "përqendrimi tek falja pas tradhtisë është gjithnjë e më e zakonshme në terapinë e çifteve”.

Katër gra kanë treguar sesi është që të bësh të funksionojë marrëdhënia pas një tradhtie, një udhëtim që nuk ndodh brenda natës.

Bëmë një pauzë

“Unë isha ajo që e dëmtova martesën, kur u lidha me një djalë nga puna. Ndodhi vetëm disa herë, por u ndjeva aq keq për këtë sa që i tregova burrit tim gjithçka. Rrëfeva gjithçka me shpresën se mund të fillonim nga e para. Ai ishte aq i mërzitur dhe menjëherë u largua, duke menduar se do të ndaheshim. Kemi kaluar tre muaj larg dhe në atë kohë u përpoqa të punoja me veten time, duke kuptuar pse kam mashtruar dhe me cilat çështje të besimit po vuaja. Me këto përfundime të reja, iu luta që të kthehej dhe ai e bëri”. - Judy G., 33 vjeçe

Ne tradhtuam të dy

“Unë tradhtova, pastaj ai tradhtoi, dhe pasi të ishim të dy fajtorë, ne vendosëm ta hedhim pas krahëve. Kemi qenë të martuar për 15 vjet, dhe tradhtitë ndodhin. Nuk do të thotë se është fundi i një marrëdhënieje, por shpesh do të thotë që diçka është thyer. Vendosim të bënim terapi dhe të vazhdojmë të jemi bashkë. Kanë kaluar gjashtë vjet që kur secili prej nesh ka tradhtuar dhe marrëdhënia jonë është më e fortë se kurrë.” — Victoria P., 38 vjeçe

Besuam tek dashuria jonë

"Jam me partneren time për më shumë se 10 vjet. Jetojmë së bashku, ndajmë gjithçka, dhe unë jam shumë e lumtur me marrëdhënien tonë. Por një natë bëra një gabim kur isha duke udhëtuar për në punë dhe takova një grua tjetër. Kaluam natën së bashku dhe nuk folëm më kurrë. Pas disa muajsh që e mbaja sekret, i thashë atë që kisha bërë dhe se më vinte keq. I thashë që doja ta kaloja pjesën tjetër të jetës sonë së bashku duke u siguruar që të mos ndodhte kurrë më. Ajo ishte shumë e inatosur, por më pa në sy dhe tha se dashuria triumfon. Ajo e donte këtë dhe ngadalë kemi reformuar marrëdhënien tonë vitin e fundit. " - Rachel D., 40 vjeçe

Jemi ende duke punuar për këtë

“Të gjithë thonë se kur tradhtoheni duhet të paketoni gjërat dhe të ikni, por nuk është aq e lehtë. Burri im me të cilin kisha vetëm 6 muaj e martua më tradhtoi menjëherë pas dasmës, një javë më pas. E kuptova kur vura re se një vajzë nuk ndalet së komentuari në Instagramin e tij. Një ditë ajo më doli përpara dhe më tha se djali me të cilin sapo u martova është e lidhur me të prej muajsh. Ishte një goditje kaq e madhe. Isha kaq e turpëruar, sepse thjesht kisha këtë dasmë të madhe dhe tani doja të largohesha. Sinqerisht, ende e mendoj, por kam frikë të jem vetëm dhe të filloj nga e para. Burri im e di që unë e di dhe ai po përpiqet të më bindë se nuk e bën më dhe nuk do të tradhtojë kurrë, por seriozisht nuk e besoj dhe shpresoj që një ditë të zgjohem me guximin për t’u larguar.” —Dani S., 26 vjeçe/ Burimi Womens Health Mag