Histori Personale

Koronavirus/ Gazetarja nga Amerika: Burri më tha që kjo është një histori që nuk do të kalojë me dy javë

Koronavirus/ Gazetarja nga Amerika: Burri më tha që kjo

Unë jetoj në epiqendrën e koronavirusit në Amerikë. 6 kilometër larg spitalit ku kanë ndodhur vdekjet prej këtij virusi, aty ku kam sjellë në jetë dhe fëmijët e mi. Kam tre fëmijë 11, 9 dhe 5 vjeç. Burri im punon si administrator në një spital. Shkollat u mbyllën dhe unë jam në shtëpi me tre fëmijët e mi.

Ka kaluar një javë dhe nuk e kuptoj se ç`ndodhi. Në fund të janarit na thanë që rastet që ishin të prekur u kuruan dhe jeta do i rikthehej normalitetit, pastaj, një ditë burri erdhi në shtëpi dhe më tha se kishin dalë raste të tjera.

I nisa një videomesazh mikeshave të mia ku i tregoja se virusi ishte rikthyer dhe se duhej të blinin disa ushqime dhe rezerva. Mirëpo ato nuk e morën seriozisht dhe bënë shaka, derisa doli njoftimi zyrtar.

Po ajo që më shqetëson mua tani është fjalia që më tha burri para se të largohej për në punë dhe që është e vërtetë: Kjo nuk do largohet brenda dy javësh.

Dhe nëse zgjat më shumë, ç`do bëj unë me tre fëmijë të vegjël? Ku i di unë programet mësimore të një 9-vjeçari dhe 11-vjeçari? A mund të zhvillohet mësimi virtualisht, sidomos për fëmijët e vegjël? Po me punën time ç`do bëhet? Unë kam fatin të punoj nga shtëpia, se jam gazetare, po sa mund t`i përballoj edhe fëmijët, edhe shtëpinë, edhe punën? Nuk kam ndihmë.

*Artikulli i Glamour u përshtat në shqip nga Fabjola Hije