Histori Personale

'Unë jam prova që Covid mund të sëmurë rëndë këdo'!

'Unë jam prova që Covid mund të sëmurë

Aaron Davenport 27 vjeç nga Britania është një i prekur nga koronavirusi i cili vendosi që historinë e tij ta bëjë publike për të treguar që njerëzit ta marrin seriozisht këtë virus dhe të mos humbin vigjilencën në asnjë moment. Ai kaloi 6 ditë në spital dhe nëse nuk do asistohej për një orë me oksigjen, rrezikonte intubimin. Thotë se nuk kishte asnjë sëmundje tjetër: Dhe jam prova që Covid mund të sëmurë këdo!

'Unë jam prova që Covid mund të sëmurë

'Unë jam prova që Covid mund të sëmurë

 ‘Unë jam prova se ky virus mund të sëmurë këdo. Nuk kisha aspak probleme të tjera shëndetësore, por u shtrova në spital për gjashtë ditë dhe isha një orë larg nga intubimi. Unë nuk vrapoj në maratonë ose diçka të ngjashme por unë jam thjesht një djalë normal që nuk kam astmë, sëmundje tjetër, dhe nuk pi as alkool as duhan. Ky virus thjesht më goditi, sesi nuk e di dhe në fillim e ndjeva si grip të thjeshtë, por më pas më goditi vërtetë keq. Jetën ua kam borxh mjekëve në Spitalin e Qarkut Lincoln dhe veçanërisht Urgjencës Mjekësore. Unë thjesht luftova për tu kthyer në shtëpi dhe po mendoja për gruan, për djalin tim. Jam tepër me fat’.

Aaron ka treguar se ka qëndruar në spital me oksigjen dhe është trajtuar me një ilaç antiviral të quajtur remdesivir. Tani ai ndodhet në shtëpinë e tij në Linconl, është negativizuar nga testi i fundit që bëri, por mjekët e kanë këshilluar të vëzhgojë gjendjen e tij shëndetësore në vazhdimësi.

'Unë jam prova që Covid mund të sëmurë

'Unë jam prova që Covid mund të sëmurë