Histori Personale

Vendimi i familjes së djalit me nanizëm që e quajtën mashtrues, do t`u mbyllë gojën të gjithëve

Vendimi i familjes së djalit me nanizëm që e quajtën

Vendimi i fundit i familjes së Quaden Bayles hodhi poshtë gjithë thashethemet se ai është 19 vjeçar mashtrues e që realizoi një video për përfitime financiare.

Prindërit e tij nuk pranuan asgjë nga 368 mijë paundët që u mblodhën për Quaden. Të gjitha paratë e mbledhura për të çuar të voglin në Disneyland u dhuruan për dy organizata që merren kryesisht me mbrojtjen e njerëzve me nanizëm, si Quaden.

Videoja e tij teksa qante në makinën e së ëmës dhe i kërkonte t`i jepte diçka për të vrarë veten se në shkollë e kishin tallur bëri xhiron e rrjetit, preku miliona zemra që nisën fushata sensibilizuese dhe hapën një fond për të dhuruar para. Kur shuma nisi të kalonte çdo parashikim dolën lart e poshtë lajme se Quaden ishte një i rritur mashtrues, aktor profesionist që bënte jetë luksi. Kështu prindërit, të cilët nuk kërkuan asgjë, që në fillim, veçse sensibilizim, nuk i pranuan paratë.

*Artikulli i News Sky u përshtat në shqip nga Fabjola Hije